Covid19MAIN

Covid-19: Do ta eliminojmë, apo do të detyrohemi të bashkëjetojmë me të?

E kemi pyetur veten shpesh muajt e fundit:Kur do të përfundojë kjo pandemi? Kur do të jenë maskat një kujtim i largët? Sipas disave, Covid-19 është këtu për të qëndruar. Sigurisht jo duke e trazuar jetën tonë të përditshme si tani, por do të bëhet endemik, domethënë i ngjashëm me një grip sezonal.

Shumë ekspertë besojnë se çrrënjosja totale e kësaj sëmundje është e pamundur. Por një studim i botuar në “British Medical Journal Global Health”,e nxit më tej këtë debat duke argumentuar se çrrënjosja e Covid-19 është e mundur.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit morën parasysh 17 faktorë që ndikojnë në arritjen e këtij qëllimi. Mes tyre janë variablat teknikë, si hezitimi për t’u vaksinuar, kohëzgjatja e imunitetit nga vaksinimit dhe përhapja e varianteve të reja më ngjitëse dhe më rezistente të virusit.

Por edhe faktorë politikë, socialë dhe ekonomikë, siç është pranimi nga qytetarët i masave kufizuese dhe aftësia e qeverive të ndryshme për të menaxhuar emergjencën shëndetësore.

Jemi duke bashkëjetuar tashmë me virusin

Secilit faktor iu caktuan nga 0 deri në 3 pikë, për të kuptuar nëse zhdukja e Covid-19, e kuptuar si “reduktim i përhershëm në zero i incidencës mbarëbotërore të infeksionit”, ishte apo jo e realizueshme.

Sipas rezultateve, çrrënjosja e Covid-19 jo vetëm që do të ishte e mundur, por do të ishte gjithashtu më e thjeshtë se sa në të kaluarën me dy sterotipet e poliomielitit (sëmundje thuajse e zhdukur plotësisht).

Me një rezultat mesatar prej 1.6 (një shifër më e lartë që përputhet me një lehtësi më të madhe të çrrënjosjes), Covid-19 renditet midis poliomielitit (1.5) dhe shumë më poshtë sëmundjes së lisë (2.7), e cila u arrit të zhdukej në vitin 1979.

Nga e thëna në të bërë…

Por nëse është e vërtetë që çrrënjosja e Covid-19 është e mundur, është e vështirë të imagjinohet se mund të ndodhë pa një vullnet të fortë politik të shoqëruar me investime të mëdha ekonomike dhe pa një bashkëpunim social të gjerë.

Dhe është thelbësore, të kuptojmë që të gjithë jetojmë në të njëjtin planet, dhe se pandemia aktuale mund të mposhtet vetëm së bashku. Për sa kohë që secili sheh vetëm oborrin e tij, duke folur për shembull për dozat e treta të vaksinës, kur 3/4 e botës nuk ka marrë ende asnjë dozë, çrrënjosja e kësaj sëmundjeje (dhe të tjerave) do të jetë vërtet e pamundur. / Focus – Bota.al

Back to top button