Darkë informale dje në mbrëmje në Strasburg mes kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Francois Hollande dhe presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz. Tema e takimit mes të treve ka qenë borxhi grek. Në vijim të këtyre bisedimeve – sipas burimeve nga Greqia – sipas burimeve të qeverisë – ministri i financave, Varoufakis ka afruar me një ditë vizitën e tij në Paris që ishte parashikuar për të hënën. Takimi me kolegun Sapin do të zhvillohet të dielën pasdite.
Less than a minute