Horizonti.alMAIN

Debati i përjetshëm midis fesë dhe shkencës: A ka një rrugë të tretë?

Nga Andrea Muratore

A po e kërcënon shkencën shkencizmi? A po harrohet Galileo, dhe a po përdor establishmentishkencor dogma të vërteta fetare për çështje që janë aktualisht janë të pavërtetueshme, siç është Teoria e Fijeve? Mbi të gjitha😛se një pjesë e madhe e establishmentit shkencor, merret me promovimin e bazave shkencore të ateizmit, dhe zhvilluar një luftë kundër Zotit, e cila është e denjë për racionalizmin më të vrazhdë të shekujve XVII XVIII?

Këto çështje e karakterizojnë shumë debatin e sotëm kulturor. Dhe ato bëjnë të mendosh se dogmatizmi shkencëtar është tek e fundit, i vetmi moment historik mbi të cilin mund të interpretohet realiteti. David Berlinski i vë në pikëpyetje këto çështje në librin e tij Iluzioni i Djallit.

Një traktat i thellë filozofik, në të cilin ai tregon sesi dogmatizmi shkencor është promovuarmbi të gjitha, nëpërmjet propagandës së ateizmit militant. Shpesh kjo është realizuar duke rritur mbështetjen për nihilizmin, teksa mendimi fetar dhe shpirtëror shihet si një armik ontologjik i shkencës.

A thua se feja e shkencizmit do të ishte i vetmi kult i vërtetë në vend të fesë, i përjetuar si një akt besimi dhe përkushtimi. Një hebre laik, dhe haptazi agnostik, Berlinski ka njëpërgatitje shkencore dhe filozofike. Ai është diplomuar në Universitetin Prinstonit në SHBA, dhe ka kryer kërkime në Universitetin e Kolumbias.

Më vonë ka dhënë filozofi dhe matematikë në universitete të ndryshme (nga StenfordSorbonë të Parisit). Mendimtar kozmopolit dhe dinamik, ai e gjen veten të përfshirë njëpolemikë të hapur me ata që në botën shkencore e mbrojnë ateizmin, dhe që janë tëangazhuar në luftën kundër idesë së Zotit, si një parakusht për ushtrimin e drejtë të profesioneve, dhe për të fituar një dukshmëri publike përtej aulave universitare.

Polemika e tij është mbi të gjitha me biologun Riçard Doukins, autor i studimeve që përpiqen të tregojnë shkencërisht mosekzistencën e Zotit. Ajo e Berlinskit nuk është një luftë kundër shkencës. Përkundrazi, është një luftë për shkencën.

Pra për metodën shkencore dhe kërkimin real përtej “hipotezës sipas së cilës, ne nuk jemi gjë tjetër veçse aksidente kozmike”, siç pretendojnë autorë si Doukins, Zhak Monor, StivenUeinberg. Berlinski thotë se mendimtarët e mëdhenj të së kaluarës, nga Kenet Miler, një biolog i rëndësishëm darvinian, tek Frensis Kollins, drejtor i projektit Gjenomi njerëzor, e pranuan se si ideja fetare u studiua prej tyre në një formë që nuk ishte vetëm militante.

Ndërkaq Stiven Gulld, një ndër studiuesit më të mëdhenj të evolucionit deklaroi seshkenca dhe feja përbëjnë dy magji, që nuk mbivendosen dot mbi njëratjetrën. Për të mos përmendur pozicionin e Albert Ajnshtajnit mbi këtë temë, apo dyshimet e mëdha ontologjike që u shfaqën në vazhdën e krijimit të bombës së parë bërthamore.

Ideja që një sistem tjetër mendimi mund të përballet me sistemin e tyre, është për Berlinskinproblemi i vërtetë që kanë sot shumë shkencëtarë. Sulmi ndaj mendimit fetar dhe tallja e botëkuptimit të tij teleologjik dhe transhendent shënon konsolidimin aktual të shkencës si i vetmi sistem besimi, në të cilin burrat dhe gratë racionale mund të gjenin besimin e tyre, nëmos besimin, të paktën përkushtimin.

Nga këtu buron tendenca për të zgjidhur problemet (teoria e përgjithshme, fizika kuantike, studimi i trurit të njeriut) tek të cilat ka ende gjëra për tu zbuluar. Pra për të zbatuar një metodë të shëndoshë shkencore, të shoqëruar me narrativa.

Edhe vetë teoria e Big Bengut përballet me pasiguri në rritje, ndërsa i afrohet momentit zero të ngjarjes, që do të krijonte kohën dhe hapësirën. Ajo përshkruan me një saktësi të madhe evolucionin e Universit nga një pikë e saktë në kohë dhe hapësirë, dhe ​​sot nuk i jep përgjigje përfundimtare pyetjeve mbi kohën dhe hapësirën.

Dhe vetëm duke nxitur dyshimin, apo studimin sistematik, mund të zbulohet misteri dhe tëkuptohet më shumë. Si një agnostik, Berlinski, na fton të mos tallemi me asnjë hipotezë, madje as atë që qëndron në themelin e të ashtuquajturit parim antropik apo idesë së Dizajnit Inteligjent.

Ai na fton të ndjekim mësimin e teologut islam ElGazali, për të cilin është vënë shpesh në pikëpyetje aftësia e një organi të kufizuar si truri i njeriut për të parë në zemrën e thellë të materies dhe matematikës. Një opsion edhe më i pamundur, kur i referohemi makinerive dhe algoritmeve që janë në shkallë të ndryshme, një derivat i trurit të njeriut.

Teza bazë e mendimit të Berlinskit, është se duhet të hidhet poshtë çdo narrativëabsolutiste:Si një fe obskurantiste, ashtu edhe një shkencë verbuese, e pengojnë njeriun të shohë me sytë e tij, duke e larguar atë nga kurioziteti, si dhe përdorimi i zgjuarsisë dhe aftësive të tij racionale.

Që të dyja dëshirojnë një kërkim për të vërtetën, e cila kalon përmes supozimit të zotërimit të saj që në fillim. Rëndësia sociale e shkencës në ditët tona, kërkon që ne të hedhim poshtë dogmatizmin e atyre që preferojnë dominimin e paradigmave dhe narrativave, dhe që e përdorin ateizmin militant si një formë propagande e një feje të re, atë të një shkence monolite dhe aspak të hapur ndaj dyshimeve të komunitetit të saj.

Një shkencë është e tillë, nëse dhe vetëm nëse funksionon sipas një metode induktive-deduktive, e cila kalon përmes vëzhgimit të dukurive dhe ndërtimit të hipotezave. Ajo nis nga një induksion i domosdoshëm, nëpërmjet vëzhgimeve dhe ndërtimit të formulave, por deduktohet detyrimisht nëpërmjet një eksperimenti.

Kur kjo metodë dështon, krijohet një zhvendosje e rrezikshme fazore, veçanërisht nëse modelimi mbizotëron mbi eksperimentimin real. Por ku është realiteti? Duket sikur ka pasur një divorc me metodën tradicionale të kërkimit. Duket sikur bota ishte një silogjizëm, për të parafrazuar Hegelin:gjithçka që është e arsyeshme është reale, dhe gjithçka që është reale është e arsyeshme.

Nuk ka asnjë dyshim se situata është pak më komplekse, dhe ka të bëjë me dëshirën njerëzore për të zbuluar, eksploruar dhe ditur. Fakte që nuk kanë asnjë mospërputhje me vullnetin për të kërkuar ndjenjën e thellë të ekzistencës, dhe të kuptuarit e rolit të dikujt në krijimin e Universit.

Pikërisht aty ku mund të bashkëjetojnë shkenca dhe feja. Këtë e dinte edhe Galileo, për të cilin në fund të funditmatematika, është alfabeti me të cilin Zoti shkroi Universin. Një vizion i thellë dhe dinamik i mohuar shpesh nga ata që me armën e ateizmit militant, duan të zëvendësojnë shkencën me shkencizmin. / Il Giornale” – Bota.al

Back to top button