Nuk kishte të bënte vetëm vdekja e saj e parakohshme: Diana ishte gruaja më e famshme në botë edhe kurishte gjallë, kështu që nuk është se aksidenti me makinë e katapultoi atë në një nivel të ri ikonografie – ajo tashmë e kishte pushtuar fort atë hapësirë. Mendoj se është tragjedia e jetës së saj (e komplikuar, më vonë, edhe nga tragjedia e vdekjes së saj) është ajo që na prek më shumë.
Historia e Dianës pasqyron tragjeditë e jetës sonë. Ndonëse mund të mos jemi martuar me një princ tradhëtar, shumë prej nesh mund ta kuptojnë se si është të jesh e pakënaqur apo e tradhëtuar në një marrëdhënie. Dhe ndërsa mund të mos jetojmë në familjen mbretërore, shumë prej nesh e dinë se si është të ndihesh e mbërthyer në një situatë pa rrugëdalje. Ndoshta ne mund të mos jemi femra më e fotografuar në botë, por sërish shumë prej nesh luftojnë me pamjen e jashtme – disa deri në atë pikë sa të zhvillojnë një çrregullim të të ngrënit.
Princeshë Diana përfaqëson edhe ambicien tonë morale. Ndonëse mund të mos kemi ecur mbi tapete hollivudi, apo të mos kemi shtrënguar duart e viktimave të AIDS-it, apo të kemi vizituar jetimore anembanë botës, ne e dimë se si është të besosh në diçka. Mund të mos jemi rebeluar nga traditat e mbytura të familjes mbretërore, por shumë prej nesh e dinë se si është të rebelohesh kundër diçkaje tëdalë mode (rregullave të familjes mbretërore).
Diana ishte një mishërim i dashurisë – ajo i donte dëshpërimisht fëmijët e saj dhe gjithashtu e dontepublikun. “Do të doja të isha mbretëresha e zemrave të njerëzve”, ka thënë ajo. Me interesin publik që ka arritur në një nivel tjetër, është e sigurt të thuhet se ajo e arriti dëshirën e saj.