Motivuese

Dikush pyeti një herë Sokratin… Gjërat që themi dhe gjërat që duhet të lëmë pa thënë

Dikush pyeti një herë Sokratin:

  • “A e di se çfarë më ka thënë për ty, miku yt?”
  • “Prit në sekondë”, e ndali Sokrati. “Çdo gjë që thua, duhet që më parë ta filtrosh përmes tre sitave”.
  • “Tre sitave?”
  • “E para është sita e të vërtetës. A je i sigurtë që ajo që do të më thuash është e vërtetë?”
  • “Jo, sapo e dëgjova”.
  • “Atëherë nuk e di në është e vërtetë apo jo. Atëherë kalojmë tek sita e dytë – sita e të mirës. A do të më rrëfeshnjë gjë të mirë?”
  • “Jo. E kundërta”.
  • “Atëherë”, tha SOkrati, “do të më thuash diçka të papëlqyeshme, por as nuk je i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. Le të provojmë sitën e tretë – sitën e dobishmërisë. A është vërtetë e domosdoshme që unë ta dëgjoj atë që do të më thuash?”
  • “Jo, nuk është e domosdoshme”.
  • “Atëherë”, përfundoi Sokrati, “ajo që do të më thuash nuk është e vërtetë, e mirë, apo e domosdoshme. Atëherë, përse duhet të ma thuash?”

Leave a Reply

Back to top button