Magazine

Disa fëmijë në Britani u pyetën se cili është kuptimi i jetës. Përgjigjet e tyre mund t’ju habisin…

Youngsters across Britain kanë zgjedhur në pyetësorin e tyre të radhës një grup fëmijësh të grupmoshës 6-14 vjeç për t’u bërë pyetjen më të vështirë për të gjithë ne: “Cili është kuptimi i jetës?”.

Pjesa më e madhe përmendën familjen si prioritetin kryesor të jetës së tyre, duke e vlerësuar si ambientin ku ndiheshin të lumtur, të dashur dhe të rëndësishëm. Për ta, kuptimi i jetës ishte familja. Vetëm 1% e 1000 pjesëmarrësve në pyetësor, përmendën paratë si pjesë kryesore të kuptimit të jetës.

Drejtuesi i pyetësorit i pyeti gjithashtu edhe se cilët personazhe të famshëm në botën e hollivudit kishin qejf dhe shumica përmendën artistët e rinj duke treguar pak njohje në radhët e artistëve legjendarë tëfushës së artit. Ndërkohë ata u pyetën edhe për punët që i mendonin si më të bukurat në jetë dhe përmendën profesionet si mjekë, astronautë dhe këngëtarë.

Patricia Pearce, një nga intervistueset e fëmijëve, u shpreh: “Ne u ndjemë shumë të lumtur që shumica zgjodhën aspekte vërtet të rëndësishme të jetës për të shpjeguar kuptimin e saj. Prisnim në fakt që pjesa më e madhe të zgjidhnin çështje të lidhura me paranë dhe në fund të pyetësorit kemi mbetur të habitur qëvetëm për 1% të fëmijëve kuptimi i jetës ishte i lidhur me paratë. Kjo na bën tepër të lumtur dhe tëndihemi krenarë që breza të tillë po vijnë. Ne kemi nevojë për njerëz që dashurinë për familjen, shoqërinë, për njerëzit në përgjithësi, e vendosin në plan të parë”.

Back to top button