Irani raportoi 162 vdekje nga koronavirusi, numri më i lartë për një ditë të vetme që nga fillimi i shpërthimit në shkurt.
“Kjo rritje e numrave është në të vërtetë një pasqyrim i performancës sonë të përgjithshme, si në aspektin e rihapjes, ashtu edhe në përputhje me protokollet shëndetësore,” tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Sima Sadat Lari në një konferencë shtypi./bota.al