Thenie

“E kaluara rrëmben të tashmen tonë”. Thënie të veçanta nga Salomon PerlS

Frederick Salomon Perls ka qenë një psikoterapist gjerman i njohur për terapinë “Gestalt”, të cilën e zhvilloi me gruan e tij.”Gestalt” është një formë psikoterapie me në bazë emocionet dhe ndjenjat. Mëposhtë ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të terapistit.

“E kaluara rrëmben të tashmen tonë”.

“Jini vetvetja, shprehuni lirshëm dhe pa frikë. Në fund të fundit, ata që ju duan vërtet, nuk do tëshqetësohen për ato që thoni ose bëni”.

“Miku im, mos u bëj perfeksionist. Perfeksionizmi është mallkim”.

“Fakti që ne e jetojmë jetën tonë duke përdorur një përqindje kaq të ulët të potencialeve që zotërojmë,është sepse ne nuk jemi të gatshëm ta pranojmë veten ashtu siç jemi.

“Mos mendo shumë… Ndiej”.

Ka shumë potencial tek njerëzit, por të dish se si ta zbulosh atë, kërkon gjithashtu shumë talent”.

Frika nga vdekja do të thotë frikë nga jeta.

Përmirësimi i jetës nënkupton të dish se si të vendosësh përparësi”.

“Përpjekja është një gënjeshtër. Kur thoni “Unë do të përpiqem nënkuptoni se nuk keni asnjë qëllim serioz për ta bërë atë gjë. Nëse vërtet planifikoni të bëni diçka, ju thoni: “Unë do ta bëj”, dhe nëse jo, thoni: “Nuk do ta bëj”. Duhet të flisni saktë në mënyrë që të mendoni saktë dhe të veproni saktë.

“Vetmia është në fakt vendi ku mund të lidhemi me ndjenjën e përkatësisë”.

Back to top button