Me format e rrumbullakta të mbështjella nga një kimono e gjerë, Beyonce, 35 vjec, shtatzënë me binjakë, ka zbritur në fushë gjatë ndeshjes së NBA All-Star Game në Neë Orleans. Basketbolli është sporti i saj i preferuar, ashtu si dhe i bashkëshortit të saj Jay-Z, dhe vajzës së tyre, Blue Ivy që i shoqëronte. Por a e justifikon ndeshja, pakujdesinë e rrezikut të “ngrënies” së ndonjë topi? Ndoshta Beyoncé donte që të kënaqte burrin dhe vajzën e saj, për të cilën tha: “Mendova se ajo kishte nevojë për pakëz shoqëri. Së shpejti do të jetë motër e madhe”./bota.al
Less than a minute