Horizonti.al

E vërteta për Trekëndëshin e Bermudës

Midis Floridës, Porto Rikos dhe Bermudës ndodhet një copë deti që i ka shqetësuar shkencëtarët për shekuj. Duke përfshirë afërsisht 710,000 kilometra det, kjo pjesë e madhe e oqeanit, e njohur si Trekëndëshi i Bermudës, është famëkeqe për zhdukjet që kanë ndodhur. Mesatarisht, katër aeroplanë dhe 20 anije humbasin në zonë çdo vit, por mbetjet nuk gjenden kurrë.

Raporti i parë i ndodhive të çuditshme në Trekëndëshin e Bermudës vjen nga Kristofor Kolombi, i cili, më 8 tetor 1492, shkroi në ditarë se busullat e tij ndaluan së punuari kur ndodhej në zonë. Ai gjithashtu shkroi se kishte parë një zjarr të madh në qiell…

Zhdukja më e famshme në Trekëndëshin e Bermudës ndodhi në vitin 1945. Pesë aeroplanë të njohur si ‘Fluturimi 19’ u humbën në këtë zonë, ashtu si dhe avioni i kërkimit i dërguar për të shpëtuar ekuipazhin e avionëve të parë. Në total, gjashtë aeroplanë dhe 27 burra humbën.

Vetëm tani enigma e Trekëndëshit të Bermudës duket se po shuhet. Shumë prej sqarimeve kanë pretenduar përfshirjen e alienëve dhe të UFO-ve, megjithëse hidratet e metanit aktualisht janë shpjegimi më i mundshëm. Gabimi njerëzor është një tjetër shkak i mundshëm, pasi Trekëndëshi i Bermudës është një nga vetëm dy vendet në botë, ku busullat tregojnë më shumë veriun e vërtetë se sa veriun magnetik. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button