Presidenti i Turqisë Erdogan ka paralajmëruar mbi 100 mijë armenët që punojnë në Turqi dhe që nuk janë qytetarë turqë se “mund t’i dëbojmë edhe pse nuk e kemi bërë ende”. Kërcënimi me dëbim, shkruante gazeta Today Zaman nuk është një risi, sepse Erdogan e kishte përdorur edhe në vitin 2010. Ndërkohë Parlamenti Europian e ka miratuar me ngritje duarsh rezolutën që e njeh genocidin e armenëve, i nderon viktimat dhe propozon krijimin e një dite europiane të kujtesës dhe dënon çdo tentativë mohimi. U miratua edhe një amendament që “lavdëronte mesazhin” e Papa Françeskut.
Less than a minute