“Eshtë thika në duart e vrasësit”, kishte thënë dikur presidenti turk. Tani duket se ka ndërruar mendje
Nëse kundërshtimi ndaj mediave sociale i Rexhep Taip Erdoganit nuk do të kish kaluar pa u vënë re, tani presidenti duhet të ketë ndryshuar mendje, duke parë që dje është bashkuar zyrtarisht në Twitter, duke nxjerrë edhe mesazhin e tij të parë në 140 gërma.
I angazhuar në një vizitë shtetërore në Kolumbi, Erdogani ka shfrytëzuar rastin që i ka dhënë dita kombëtare kundër duhanit për t’u shfaqur në internet dhe duke u kërkuar qytetarëve të tij “që t’i kundërvihen këtij helmi”. Në fund të tweet-it ka vendosur siglën e tij, RTE.
Llogaria twitter prej ku ka nxjerrë mesazhin e tij të parë në realitet nuk është e re, shkruan The GUardian. Në të kaluarën është përdorur nga mbështetësit e tij, por që dje atë e kuron stafi i presidencës. Ose vetë Erdogani, duke qenë se shfaqen inicialet e tij. “Eshtë llogaria personale e Shkëlqesisë së Tij”, ka konfirmuar për agjencinë Anadolu kreu i zyrës së shtypit, Mucahit Kucukylmaz.
Në mars të vitit 2014, qeveria turke, kryeministër i të cilës ishte vetë Erdogani kishte bllokuar Twiterin dhe YouTube për një farë kohe, përpara se Gjykata Kushtetuese ta zhbënte këtë vendim.