Teknologji

“Facebook at Work” pritet së shpejti

faceb

Facebook-u po tenton të futet edhe në vende të punës ku kyçja në këtë rrjet social nuk është e lejuar, me shërbimin e ri “Facebook at Work” (Facebook në punë). Shumë vende të punës nuk lejojnë që punëtorët e tyre të kyçen në internet, aq më pak në faqe si Facebooku. Mbikëqyrësit në punë ju vëzhgojnë nëse keni bërë ndonjë aktivitet në webfaqe “të ndaluara”, ose do të ju ndalojnë fare qasjen në këto faqe. Në këtë kontekst, Facebook po zhvillon një shërbim të ri, “Facebook at Work”, shkruan Financial Times.
Facebook at Work thuhet se do të jetë shumë i ngjashëm me Facebook-un aktual, por do të fokusohet më shumë në gjërat që janë të lidhura me punë, si komunikim me kolegët, partnerët e biznesit apo edhe punën e përbashkët në dokumente. Diçka si Facebook, LinkedIn dhe Google Drive në një vend. Nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga kompania në lidhje me këtë informatë, por raportet tregojnë se disa punëtorë të kompanisë Facebook dhe të kompanive partnere tashmë e kanë testuar këtë shërbim të ri.

Leave a Reply

Back to top button