Kulture

Ferri, Parajsa dhe Purgatori

Mosnjohja e asaj që ndodh pas vdekjes  dhe pikëpyetja mbi ekzistencën e ferrit, parajsës apo purgatorit ka qenë një burim i pashtershëm spekulimesh dhe frike për njerëzit e mesjetës. Besohej, nga shumica, se i vdekuri shkon në ferr në qoftë se vdes i papenduar, në parasjë në qoftë se është larë nga mëkatet, dhe në purgator nëse është midis dy kategorive.

Shumica e njerëzve përjetonin një qëndrim të zgjatur dhe të pakëndshëm në purgator, ku, siç thoshte Shën Thomas Aquinas, torturat e tij të zjarrta ishin shumë më të mëdha se çdo dhimbje që mund të jetë përjetuar ndonjëherë në tokë.

Ideja e purgatorit erdhi nga pashmangshmëria e pendesës së paplotë. Priftërinjtë mund t‘i shfajësonin mëkatarët e penduar për fajin e tyre, por atyre u kërkohej ende të bënin akte më të mëdha  pendese, të tilla si të mbanin një agjërim. Megjithatë, ishte një fakt i jetës së atëhershmë, që njerëzit vdisnin para se të kishin mundësinë për të bërë pendimin e duhur për mëkatet e tyre. Çfarë u ndodhte atyre? Zgjidhja do të ishte që ata do të laheshin nga mëtate me një proces që do të quhej purgator. Por ishte një fat që mund të evitohej nëse të gjallët do të luteshin për të ndjerin.

 

Sistemi i pendesës gjithashtu krijoi idenë e indulgjencave. Kisha e kuptoi se disa  lloje pendimesh, të tilla si pelegrinazhi i gjatë, ishin potencialisht shqetësuese për shoqërinë, dhe  lejoi të bëhëshin disa zëvendësime, të tilla si rrahje ose gjoba.

Ideja  e indulgjencave dhe e akteve zëvendësuese, filloi të merrte fuqi që nga fundi i shekullit të njëmbëdhjetë, në një sistem ku disa veprime të devotshme u caktuan të kishin vlera të veçanta: për shembull një pelegrinazh  për në Romë për të parë reliktin e shenjtë të njohur si “Veronica” ishte me vlerë 12,000 vjet më pak purgator. Kishte edhe indulgjencë të plotë, e cila ofronte një falje të plotë për të penduarin.

Kur Urban II (një papë nga Franca) lëshoi ​​indulgjencën e parë, në Clermont në 1095, nuk ishte plotësisht e qartë për njerëzit nëse ai donte të shlyente të gjitha mëtatet e mëkatarëve  të penduar në tokë apo në purgator. Sidoqoftë, ishte e sigurt se ata që morën kryqin me padurim, besonin se kjo ishte përfundimtare – se, me fjalë të tjera, do të anashkalonin vuajtjet e purgatorit dhe do të shkonin drejt e në qiell./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button