“Good Will Hunting” është një dramë amerikane me protagonist Robin Ëilliams. Në qendër është një adoleshent problematik, i cili kalon nëpër shumë psikologë dhe nuk bën asnjë ndryshim. Së fundmi, e adresojnë tek Robin, i cili e ndihmon atë të ndryshojë jetën dhe botëkuptimin e tij. Është një ndër filmat më të bukur dhe më prekës, të cilin duhet ta shihni nëse nuk e keni parë. Një nga fragmentet më prekëse, është i mëposhtmi.
Uill: “Dola me njërën, disa ditë më parë”.
Sean: “Si shkoi?”
Uill: “Shumë mirë”.
Sean: “Do ta takosh përsëri?”
Uill: “Nuk e di”.
Sean: “Pse jo?”
Uill: “Nuk e kam telefonuar më pas atij takimi”.
Sean: “Dreqin, je një amator”.
Uill: “E di atë që bëj”.
Sean: “Ashtu hë?”
Uill: “Po. Mos u shqetëso për mua, se e di se çfarë bëj. Kjo vajzë është e bukur, inteligjente, argëtuese. Është ndryshe nga gjithë vajzat e tjera që kam takuar”.
Sean: “Atëherë telefonoje, Romeo”.
Uill: “Posi, dhe pastaj të kuptoj se nuk është aq inteligjente? Të më çajë kokën? Për momentin ajo është perfekte në mendjen time dhe nuk dua ta prish këtë imazh”.
Sean: “Ndoshta je ti perfekti. Ndoshta nuk do të prishësh këtë imazh. Këtë gjë unë do e konsideroja si “super filozofi”. Uill, në këtë mënyrë ti mund ta kalosh tërë jetën pa njohur realisht dikë. Gruaja ime kishte një sërë dobësish të mrekullueshme. Kishte zakon edhe të lëshonte gazra në gjumë. Një herë zhurma ishte aq e madhe, saqë zgjoi edhe qenin. U zgjua dhe ajo dhe më pyeti nëse e kisha bërë unë. “Po”, i thashë. Nuk kisha guxim ta nxirrja atë zbuluar”.
Uill: “U zgjua vetë?”
Sean: “Eh, po (qeshin të dy). Ka ndërruar jetë prej dy vitesh dhe sa mirë e mbaj mend. Momente të bukura, ja gjëra të tilla të vogla. Por janë pikërisht këto gjërat që më mungojnë më tepër. Dobësitë e saj të vogla që i njihja vetëm unë. Kjo gjë e bënte gruan time. Edhe ajo dinte gjëra për mua, dinte çdo të metë timen. Këto gjëra njerëzit i quajnë mungesa perfeksioni, por nuk janë të tilla. Janë aspekte të rëndësishme, pasi tregojnë se kë kemi lejuar të hyjë në botën tonë të vogël e të çuditshme. Ti nuk je perfekt, kampion. Ta heq dyshimin se dhe vajza që ke njohur, nuk është perfekte. Por pyetja është, nëse jeni apo jo perfektë për njëri tjetrin. Kjo është e rëndësishme. Kjo gjë i jep kuptim intimitetit. Mund të dish gjithë gjërat e botës, por mënyra për ta zbuluar këtë gjë, është duke i dhënë një mundësi”.