57% e njerëzve janë të mbyllur në vetvete
Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë ata që vëzhgojnë, thellohen, dëgjojnë para se të flasin.
- Mjeshtra të vëzhgimit
Tipat introvertë kanë një sy zhbirilues për detajet. Ata vënë re gjëra që të tjerëve u shpëtojnë, gjë që i bën të kenë një aftësi të madhe në zgjidhje problemesh. Por i bën edhe miq që të ndihmojnë me ide.
- Fuqia e “kohës së heshtur”
Tipat introvertë rimbushen me energji duke kaluar kohë vetëm. Nuk ka të bëjë me të qënit antisocialë, ka të bëjë me faktin që i japin kohë pushim mendjes së tyre, për t’u rikthyer të rifreskuar.
- Introvertët në veprim!
Mos bëni gabim të nënvlerësoni fuqinë e tyre! Ata mund të jenë shkrimtarë, shkencëtarë, liderë të suksesshëm – pikërisht prej aftësisë për t’u thelluar në mendime.
- Superfuqi në komunikim
Edhe pse të heshtur, ata mund të jenë komunikues të shkëlqyer. Ata shpesh herë shprehin mendime të thella përmes të shkruarit, apo bisedave të fokusuara.
- Qetësia si forcë
Të jesh i qetë është forcë, jo dobësi. Eshtë një perspektivë unike. Nuk është rastësi që personazhe si Einstein, Tolkien apo Gates janë tipa introvertë. / bota.al