Teknologji

“Game Over Zeus”, virusi qe ju vjedh parate. Kujdes!

virusPërdoruesit e kompjuterëve në mbarë botën janë paralajmëruar sot se kanë dy javë të veprojnë për të mbrojtur makinat e tyre kundër një virusi të fuqishëm kompjuterik që është përdorur për të zhvatur me miliona euro nga viktimat në mbarë botën, transmeton Koha.net.

Agjencia Kombëtare e Krimeve ka thënë se dritarja dy-javore ka qenë e hapur pas një operacioni të ndërmarr nga FBI i cili ia doli të merrte nën kontroll serverët e përdorur për të kontrolluar softuerin dashakeq “shumë të sofistikuar” i cili ka vjedhur të dhëna personale dhe financiare në mbarë botën.

Më shumë se 15,000 makina në Britani besohet të jenë infektuar nga ky virus, i njohur si “GameOver Zeus”, i ndërtuar nga një bandë kriminale në Rusi dhe Ukrainë që kërkon skedarë që iu mundëson më pastaj atyre qasje në informatat bankare dhe personale. FBI beson se “GameOver Zeus” ka qenë përgjegjës për mbi 100 milionë dollarë humbje. /shqipmedia/

Leave a Reply

Back to top button