Bota

Gazetari gjerman: Grekët e sotëm janë pasardhës të shqiptarëve, sllavëve, bizantinëve…

Screen Shot 2015-07-19 at 14.53.01Në një shkrim të gazetarit, Berthold Seewald, redaktor për historinë kulturore në gazetën “Die Welt” në artikullin me titull “Historia para Cipras: Greqia e ka shkatërruar dhe një herë më parë rendin në Evropë”, thuhet se grekët e sotëm janë pasardhës të sllavëve, bizantinëve dhe shqiptarëve.

Sipas gazetarit, Greqia “prishi” rendin e paqes të vendosur në Evropë në Kongresin e Vjenës në vitin 1815 pas rrëzimit të Napoleonit dhe e la kontinentin të çapitej. Sipas Seewald një nga arsyet e kësaj sjelljeje nga grekët është se ata nuk janë evropianë në të vërtetë.

“Ideja se grekët modernë janë pasardhës të Perikliut apo Sokratit dhe jo një miks të sllavëve, bizantinëve dhe shqiptarëve është një dogmë në sistem arsimor në Evropë”, shkruan ai, raporton A1 Report

Analiza e tij bazohet tek libri i Jakob Philipp Fallmerayer, i cili thoshte se, bazuan tek emrat sllavë dhe shqiptarë mes të dhënave të tjera, “raca helene është zhdukur nga Evropa” dhe se “asnjë pikë e pastër gjaku helene nuk rrjedh në venat e popullsisë kristiane të Greqisë moderne”.

Leave a Reply

Back to top button