Uncategorized

Gjashtë llojet e simmptomave të Covid-it

Një ekip i Studimit të Simptomave të Covid-it e ka ndarë sëmundjen në gjashtë lloje:

  1. Simptoma të ngjashme me gripin, pa ethe

Dhimbje koke, humbje arome, kollë, dhimbje fyti dhe dhimbje trupi, por pa ethe. Rreth 1.5 përqind e këtij grupi vazhdojnë të kërkojnë ndihmë respiratore në spital.

  1. Simptoma të ngjashme me gripin me ethe

Ngjashëm me grupin 1, plus një humbje të oreksit dhe ethe.

  1. Gastrointestinale

Diarreja së bashku me humbjen e nuhatjes dhe oreksit, dhimbje koke, dhimbje fyti dhe gjoksi. Zakonisht nuk ka kollë.

  1. Lodhje

Ky grup konsiderohet më i ashpër se tre të mëparshmit, pasi 8.6 për qind kërkojnë ndihmë respiratore. Lodhja shoqëron dhimbje koke, humbje të nuhatjes, kollë, dhimbje gjoksi dhe ethe.

5 Konfuzion

Një kategori tjetër e rëndë. Njerëzit përjetojnë konfuzion përveç simptomave të renditura në grupin katër. Rreth 10 përqind do të kërkojnë mbështetje respiratore.

6 Barku dhe frymëmarrja

Konsiderohet grupi më i rëndë, sepse pothuajse gjysma do të kërkojë shtrim në spital dhe rreth një e pesta do të ketë nevojë për ndihmë respiratore. Simptomat përfshijnë dhimbje koke, ethe, humbje të nuhatjes dhe oreksit, kollë, dhimbje të fytit dhe gjoksit, së bashku me gulçim, diarre dhe dhimbje barku, dhimbje muskulore, konfuzion dhe lodhje. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button