Teknologji

Google, 180 satelite per internetin nga qiejt

google-satellitePlanet e Google për internetin e bazuar nga satelitët tani janë bërë edhe më konkrete. Wall Street Journal ka raportuar se gjiganti global i kërkimit në internet është duke u përgatitur për të ndërtuar 180 satelitë “të vegjël, por me kapacitet të lartë” të cilët do ti lëshojë në orbitë të ulët për të siguruar lidhjen e internetit në zona të ndryshme të botës, ku shërbimi i internetit mungon, ose ku shërbimi është i kufizuar.

Edhe pse detajet për satelitët e rinj të Google ende nuk janë bërë publike, raporti i WSJ thotë se numri i tyre do të dyfishohet, nga plani paraprak i kompanisë. Një zëdhënëse e Google e konfirmoi se interneti satelitor i ofruar nga Google do t’i “përmirësojë jetët e njerëzve, ndjeshëm”.

Iniciativa e Google thuhet se do të jetë shumë e shtrenjtë, pasi që investimi i saj në internetin satelitor do të shkojë prej 1 deri në 3 miliardë dollarë.

Megjithatë, analistët e tregut besojnë se Google do t’i nxjerrë investimet e saj nga projekti i saj, sepse më shumë njerëz do të mund të shohin reklama dhe ti përdoren shumë nga produktet e saj. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button