Teknologji

Google: Pritet një aplikacion i ri i stilit WhatsApp

google

Google nuk dëshiron të lerë hapsirë të lirë për Facebook. Blerja e WhatsApp nga rrjeti social ka bërë që Google të rishikojë planet e tij në drejtim të shërbimeve mesazhuese. Sipas një raporti të The Economist Times, Google do të fillojë në 2015 një shërbim të ri dedikuar mesazheve, shumë i ngjashëm me WhatsApp. Nuk do të kërkohet llogari Google për aksesim, gjë që do ta bëjë atë të vetmin aplikacion “Made by Google” me të vërtetë të lirë.
Sipas informatave të tyre, kompania me bazë në Mountain View është fokusuar në tregjet e reja, të tilla si India dhe Brazili. Pikërisht për këtë Nikhyl Singhal, Product Manager i Google +, Hangout dhe Foto, vizitoi Indinë. Ai donte të shikonte me sytë e tij gjendjen e tregut në mënyrë që të kuptojë se sa shumë mundësi suksesi ka për këtë app të ri nga Google, që është në zhvillim e sipër. /vetemetech/

Leave a Reply

Back to top button