Bota

Greqia ka hyrë në një trajektore përplasjeje me Brukselin

trajeAngela Merkel e përjashtoi mundësinë e shkurtimeve të mëtejshme të borxheve të Greqisë nga ana e shteteve kredidhënës, duke e vendosur ndoshta këtë vend në një kurs përplasjeje me Brukselin. Sigurisht që qëndrimi i pakompromis i kancelares gjermane nuk është i mirëpritur në Athinë, ku partia tashmë në pushtet, Syriza, përsërit se do i përmbushë premtimet për përgjysmimin e borxhit pothuajse 320 miliardë Eurosh.
Athina po refuzon të bashkëpunojë me FMN, BQE dhe KE, trojkën e institucioneve që mbikëqyr huatë, të cilat në total zënë 175% të GDP së Greqisë. Madje qeveria e Athinës ka vendosur të takohet individualisht me krerët e shteteve kredidhënës.
E sigurtë është që masa të tilla të njëanshme do të kundërshtohen fort nga Gjermania, e cila nuk pranon absolutisht që shtetet kredidhënës të Europës të vihen në një linjë me qëndrimin e Greqisë. Një gjë është e sigurtë, Greqia ka hyrë në një trajektore përplasjeje me Brukselin.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button