Xhon Loku(John Locke), lindi më 1632, në Wrington, Somerset dhe vdiq 72 vjet më vonë, më 1704. Ai u rrit në një familje puritane, ku u mbrujt me virtytet e punë së palodhur dhe dashurisë për të thjeshtën.
Pas një përgatitjeje të plotë në shkollën klasike të Westminster-it, Loku u bë student i Universitetit të Oxfordit, ku mori shkallën Bachelor dhe Master dhe u emëruar Senior Student dhe më vonë Censor(inspektor zyrtar) i Filozofisë Morale.
Ai kaloi 30 vjet të jetës së tij në qytetin e Oksfordit. Megjithëse ndoqi studimet e filozofisë së Aristotelit dhe të metafizikës, ai u tërhoq gradualisht drejt zhvillimit të shkencave të reja eksperimentale, i ndikuar në mënyrë të veçantë nga Sir Robert Boyle.
Sipas Lokut:
Idetë e lindura nuk ekzistojnë. Është e qartë se Loku, i cili thoshte se të gjitha idetë vijnë nga përvoja, do të kundërshtonte teorinë e ideve të lindura. Ai theksoi se “ky është një opinion i krijuar nga disa njerëz që mendojnë se në mëndjen e njeriut ka disa parime të lindur, të stampuar në të, të cilët shpriti i merr që në fillimet e tij, dhe i sjell ato me ardhjen e tij në jetë”.
Loku jo vetëm që e kundërshtoi, por ai e quajti këtë doktrrinë një mjet të rrezikshëm në duart e atyre që mund ta keqinterpretojnë atë.
“Në qoftë se një diktator i mençur do të bindte njerëzit, se disa parime janë të lindura, atëherë ai do t’i largonte ata nga përdorimi i arsyes dhe gjykimit të tyre dhe do t’i bëntë t’i mernini këto parime si të vërtetë, pa asnjë analizë të mëtejshme”; dhe “në këtë gjendje të një besimi të verbër, ata mund të qeverisnin më lehtë…”/Bota.al