Teknologji

iPhone 5S mund të bëhet edhe me tastierë!

typo-2iPhone 5S mund të bëhet edhe me tastierë!Mbase ju kujtohet që me mbështjellësin e mëhershëm nga Typo, iPhone juaj mund të dukej shumë ngjashëm me BlackBerry, për shkak të tastierës fizike e cila ngjitej në telefon. Në fakt, Typo 2 është një tastierë fizike shtesë e cila i ngjitet iPhone, për t’ua mundësuar përdoruesve të shkruajnë nga tastiera me butona, në vend të asaj elektronike e cila është e ndjeshme në prekje.
Mirëpo, problemi me versionin e parë të tastierës së Typo ishte se i ngjante shumë asaj të telefonave BlackBerry, dhe për këtë fakt, kjo e fundit nuk ishte aspak e lumtur, dhe vendosi ta padisë prodhuesin e tastierës Typo. Edhe pse Typo tha se nuk e ka kopjuar dizajnin e tastierës së BlackBerry, modelin e dytë të tastierës e ka ndryshuar, dhe e ka quajtur Typo 2, ndërsa me këtë version nuk pritet të ketë më probleme me kompaninë kanadeze, e cila njihet për tastierën unike të telefonave të saj.
Typo 2 tashmë është vënë në para-porosi dhe e njëjta mund të blihet për 99 dollarë, dhe të vendoset në iPhone 5 apo iPhone 5S. Natyrisht, këtë do ta blini nëse jeni të interesuar që telefonin tuaj të Apple ta bëni me tastierë fizike, dhe ta përdorni si një mini-kompjuter personal. /BalkanWeb/

Leave a Reply

Back to top button