Teknologji

Iphone me hidrogjen që zgjat një javë

Screen Shot 2015-08-25 at 11.09.19 AM

Mirazhi i një telefoni që funksionon një javë pa u rikarikuar, mund të bëhet realitet. Kompania angleze Intelligent Energy ka zbuluar një prototip funksional iPhone 6, bateria e të cilit mund të rikarikohet nga një e ashtuquajtur “fuel cell”, një qelizë me djegie hidrogjeni dhe të zgjasë për një javë. Për ta rikarikuar mjafton një kartë me pluhur hidrogjeni.

Prototipi, sipas gazetarëve të The Telegraph që kanë mundur ta ekzaminojnë në laboratorët e Intelligent Energy në Loughborough, është identik me iPhonet 6 që janë të pranishëm në treg. I vetmi djallim janë dy grila të vogla ventilimi të domosdoshme për të garantuar daljen e sasisë së avullit që prodhohet nga djegia. Për versionet që do të dalin në treg Intelligent Energy propozon një dlje në anë të telefonit.

Qelizat me djegie prodhojnë energji elektrike falë energjisë kimike që clirohet në reaksionin mes dy lëndëve djegëse, në rastin konkret oksigjenit dhe hidrogjenit. I vetmi produkt që clirohet është uji (ose uji në gjendje të avullt). Një teknologji me një histori të gjatë kjo, e kolauduar dhe e përdorur tashmë në shumë fusha profesionale. Megjithatë, zbatimet revolucionare të saj për konsumin e gjerë mbeten një premtim i përjetshëm./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button