Ish drejtori i Përgjithshëm i NSA, Michael Hayden tha se sulmi ndaj Charlie Hebdo mund të ishte shmangur, dhe e krahasoi ekstremizmin islamik me Ebolën. “Eshtë fakt që ka një epidemi de njerëzit do të preken nga Ebola”, tha ai.
Duke folur në Fondacionin “Amerika e Re”, një think tank me qendër në Uashington, Hayden tha: “Nuk e di nëse kjo ishte jë cështje informacionesh zbulimi të gabuar, apo të metave në ndarjen e informacioneve të saktë, por në fakt unë e di që individët janë shfaqur prej kohësh ne radarët amerikanë si dhe në ata francezë”. Shumica e njerëzve si unë e shohin sulmin ndaj Charlie Hebdo si të shmangshëm, vazhdoi ai, përpara se të deklaronte se asnjë sulm terorrist nuk ka pse ndodh. “Nëse e këqyr me kujdes, secili prej sulmeve terroristë që kanë ndodhur mund të parandalohej”, tha Hayden. “Eshtë pak si Ebola. Nëse dikush është i sëmurë, mund të shkosh prapa në kohë dhe të zbulosh si u infektua. “Po ta kish ulur mëngën, apo nëse nuk do të ishte mbrojtur aq pak, me siguri nuk do të ishte prekur”./bota.al