Italia ka të ngjarë të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të shpërthimit të koronavirusit, ka thënë kryeministri italian Giuseppe Conte.
I pyetur në lidhje me raportet që qeveria po merrte parasysh për shtrirjen e legjislacionit deri më 31 dhjetor, Conte tha: “Ende duhet të merret një vendim, duhet të këshillohemi me ministrat e kabinetit … ka të ngjarë që gjendja e jashtëzakonshme të zgjatet. ”
Conte nuk donte të konfirmonte nëse qeveria po synonte një zgjatje deri në fund të vitit.
Italia ishte një nga vendet e para evropiane që u godit nga koronavirusi dhe hyri në gjendje të jashtëzakonshme në 31 janar. Kuadri ligjor i jep qeverisë kompetenca të veçanta për të frenuar liritë e caktuara dhe qasjen në burime shtesë për të ndaluar dhe përmbajtur përhapjen e Covid -19 dhe aktualisht është i vlefshëm deri më 31 korrik. CNN / bota.al