Udhëheqësi i Hamasit në Liban është vrarë në një sulm izraelit, ka njoftuar grupi militant palestinez. Fateh Sherif Abu el-Amin vdiq së bashku me disa nga anëtarët e familjes së tij në një sulm në jug të Libanit, bëri të ditur grupi.
Hamasi ka bërë një luftë kundër Izraelit në Gaza prej gati një viti. Ashtu si edhe grupi militant libanez Hezbollah, ai mbështetet nga Irani.
Deklarata e Hamasit këtë mëngjes erdhi pasi një grup tjetër militant palestinez, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), tha se tre nga udhëheqësit e tij ishin vrarë në një sulm në Bejrut. Ai pretendoi se ushtria izraelite qëndronte pas sulmit – por kjo nuk është konfirmuar. / bota.al