HistoriMAINPersonazhe

Ja pse Xhengiz Khan ishte një njeri shumë i përparuar, në krahasim me kohën kur jetoi

Deri vonë, bota kishte një pikëpamje të deformuar të mbi Xhengiz Khan. Shumë njerëz besonin se ai ishte një pushtues brutal që rrafshoi qindra qytete dhe zhduku shumë civilizime. Vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, studimet e reja nxorën në pah një imazh tjetër të pushtuesit të madh. U zbulua se në shumë aspekte, udhëheqësi mongol ishte shumë përpara kohës së tij, duke futur në zbatim masa që ishin të pashembullta deri në atë kohë.

Garantimi i lirisë së fesë

Xhengiz Khan krijoi një shoqëri në të cilën çdo njeri kishte liri të plotë për të praktikuar fenë që dëshironte. Dhe kjo gjë ndodhi600 vjet para Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit e vitit 1789, që garantonte lirinë e fesë në Francë. Mongolet ishin shamanistë dhe besonin tek Tengri, ose zoti i Qiellit Blu të Përjetshëm.

Edhe Xhengiz ishte një ndjekës i flaktë i këtij besimi. Nga ana tjetër, miqtë e tij më të ngushtë praktikuan Budizmin, Islamin dhe Krishtërimin. Për sa kohë që ata i qëndruan besnikë Khanit, çdo qytetar që jetonte nën sundimin e tij ishte i lirë të praktikonte çdo fe.

I dha fund rrëmbimit dhe shitjes së grave për martesë

Jesugei, babai i Xhengiz Khan, e kishte “fituar” nënën e këtij të fundit duke e rrëmbyer nga një fis rival, Merkidët. Në shoqëritë nomade të Azisë Qendrore, ekzistonin 2 mënyra për të gjetur grua. Ose duke i shërbyer prindërve të nuses, në mënyrë që ata pranonit që dikush të martohej me vajzën e tyre në të ardhmen, ose përmes rrëmbimit të një gruaje.

Praktika e dytë shkaktoi një cikël vicioz dhune. Merkidët do ta hakmerreshin vite më vonë, duke rrëmbyer gruan e Xhengiz, Borten. Disa muaj më vonë, Xhengiz i vrau rrëmbyesit dhe e shpëtoi gruan e tij.

Duke marrë shkas nga përvoja e tij e hidhur, Khani i madh e kuptoi se për të prishur ciklin e dhunës dhe për të bashkuar fiset feudale mongole, duhet të ndalte me ligj rrëmbimin e grave. Në kohën e tij, gratë në shoqërinë Mongole u trajtuan me më shumë respekt sesa homologët e tyre në Evropë apo Lindjen e Mesme, dhe ata luajtën një rol të rëndësishëm në ndërtimin e Perandorisë.

Garantoi të drejtave e fëmijëve

Borte mbeti shtatzënë kur u rrëmbye nga Merkidët. Ndërsa historia e mongoleve nuk përcakton se kush ishte babai i fëmijës, libri nënkupton se ai nuk ishte Xhengizi. Gjithsesi, Xhengiz e pranoi dhe e trajtoi si djalin e tij Joshin. Ai luajti një rol të rëndësishëm në fushatat e tij dhe trashëgoi një pjesë të perandorisë.

Kjo përvojë e shtyu Xhengizin të deklaronte se të gjithë fëmijët, e lindur qoftë nga gratë e ligjshme apo konkubinat, gëzonin të njëjta të drejta. Ai vendimi ishte i pashembullt në atë kohë. Pra në atë kohë çdo fëmijë pati mundësi të barabarta për të përparuar në shoqërinë mongole, dhe për të zënë gradat më të larta në administratë. Në të kundërt, fëmijët e paligjshëm në shoqëritë evropiane cilësoheshin si “bastardë” dhe trajtoheshin me përbuzje.

Krijoi një shoqëri të bazuar tek meritat

Edhe pse Xhengiz Khan respektonte paraardhësit e tij, ai ishte një vizionar. Ai e kuptoi se nepotizmi dhe promovimi i njerëzve bazuar në afërsinë e gjakut dhe jo sipas meritave nuk garantonte besnikëri. Përplasjes me të afërmit e tij, mund ta kenë çuar atë në këtë përfundim.

Ndaj Xhengiz promovoi besnikërinë bazuar vetëm tek merita. Shokët e tij më të afërt nuk vinin nga familje fisnike. Kjo i dha popullaritet jo vetëm në Mongoli, por edhe në vendet që pushtoi. Gjatë fushatave të tij, Xhengiz urdhëroi njerëzit e tij të mos dëmtonin asnjë studiues, artizan, përkthyes, prift, mjek apo inxhinier.

I dha fund skllavërisë midis mongolëve

Para Xhengiz Khanit, në Mongoli ishte një praktikë e zakonshme kapja rob e një burri apo gruaje dhe përdorimi i tyre si skllevër. Por rrëmbimi i një njeriu do të çonte tek hakmarrja, duke pasuar shekuj grindjesh midis fiseve. Vetë Xhengiz ishte një skllav për gati 1 dekadë, dhe përvojat e tij të jetës ndikuan shumë në vendimmarrjen e tij.Ai shpalli të jashtëligjshëm praktikën e urryer të skllavërisë midis mongolëve. Kjo solli harmoni midis fiseve.

Kufizoi gjuetinë e kafshëve

Si një popull nomad, mongolët jetonin me mish dhe qumësht. Pra gjuetia ishte jetike për ta. Por kishte shpesh grindje midis fiseve mbi zonat e gjuetisë. Gjatë mbretërimit të Xhengiz Khan, shoqëria mongole kishte një milionë njerëz dhe 15 milionë kafshë. Pra kishte ushqim të mjaftueshëm për të gjithë. Ndaj Khani i Madh ndaloi gjuetinë midis muajve mars dhe tetor, duke lejuar shumimin e kafshëve në atë periudhë, dhe duke i mbrojtur ato gjatë verës.

Siguroi lehtësira fiskale për profesionistët

Të gjithë e urrejmë pagimin e taksave, por është diçka që duhet ta bëjmë. Xhengiz Khan i përjashtoi udhëheqësit fetarë dhe pronat e tyre nga pagimi i taksave. Për shkak se ai besonte tek meritokracia, ai përjashtoi nga taksat edhe profesionistët që ofronin shërbime publike. Mjekët, avokatët, mësuesit dhe studiuesit ishin midis atyre që përfituan nga ky vendim.

Praktikoi shtetin e së drejtës

Ligji Mongol ishte suprem, madje edhe mbi Khan dhe familjen e tij. Nëse ata shkelnin ligjin, askush nuk përjashtohej nga dënimi. Edhe sot, shumë politikanë e konsiderojnë veten mbi ligjin, por në Mongolinë e shekullit XII-të, një burrë kishte largpamësi të njihte rëndësinë e shtetit të së drejtës. / History of Yesterday – Bota.al

Back to top button