Magazine

Jeni fëmija i parë, i mesit, i fundit apo i vetëm? Lexoni se çfarë do të thotë kjo për ju

screen-shot-2016-10-07-at-15-46-39

Fëmijët e lindur të parët janë liderë të lindur. Ata jetojnë shpesh me një ndjesi të drejte, madje edhe superioriteti. Megjithatë, ata shpesh janë “dy llojesh”: ushqyes të pajtueshëm / kujdestarë të të tjerëve, apo agresivë dhe shkundës. Si rregull, të lindurit të parë janë njerëz të saktë dhe shumë përzgjedhës. Vëmendja e tyre ndaj detajeve dhe rregullit shpjegon përse, për shembull, ata që merren me financat janë përgjithësisht të lindur të parët – ata i kushtojnë shumë vëmendje detajeve të vegjël. Nëse martoheni me një që ka lindur i pari, atëherë po martoheni me dikë që do të ketë përherë sukses, por do të keni vështirësi në marrëdhënien me të. Të lindurit të parët pëlqejnë të marrin frenat. Ata janë të orientuar nga objektivat, duan kontroll të plotë. Ata kanë gjithashtu një dëshirë të fortë për të fituar. Në anën negative, ata kanë ndryshime humori dhe shpesh u mungon ndjeshmëria. Mund të jenë intimidues, sidomos duke i shtyrë fort njerëzit apo duke refuzuar që të pranojnë JO-në si përgjigje. Kanë prirjen të shfaqen si shefa, të vënë në dukje të metat e të tjerëve etj.

Fëmijët e lindur të mesit janë grupi më i vështirë për t’u kategorizuar, pjesërisht sepse ata grupohen së bashku në situata të pazakonta. Për të shmangur konfliktin apo konkurrencën e drejtpërdrejtë, një fëmijë i mesit shpesh shkon në drejtim krejt të kunër nga fëmija i lindur para tij. Fëmija i mesëm “klasik” është shumë i prirur për marrëdhënie, ka prirjen të kënaqë njerëzit, dhe zakonisht e urren konfrontimin. Zakonisht janë lojtarë të mirë ekipi, të besueshëm, të qëndrueshëm dhe besnikë. Nuk ndihen aq rehat në marrjen e vendimeve, sa ata që lindin të parët. Një prej paradokseve të tyre më interesantë, është se ndërkohë që kanë prirjen të jenë negociatorë dhe ndërmjetës, nga të gjithë të tjerët ata janë më të fshehtët dhe i mbajnë gjërat për vete. Në anën pozitive, ata janë zakonisht shumë të qetë. Janë të aftë të shohin të dy anët e një problemi dhe të gatshëm t’i bëjnë të gjithë të lumtur. Në anën negative, këta e kanë të vështirë të vendosin kufij. Kanë prirjen të fajësojnë vetveten kur dështojnë të tjerët.

Të lindurit të fundit kanë si kredo: “Cfarë, e pse të shqetësohem unë?” Ata e kanë kaluar gjithë jetën duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen nga vetja. Shpesh here janë ata që performojnë, janë shakatorët e klasës, jeta e festave. Për shkak se gjithmonë janë duke u mësuar që të bëjnë për herë të parë, atë që fëmijët e tjerë e kanë arritur tashmë, ata kanë një nxitje për t’u vënë re e si pasojë janë shumë të mirë në këmbëngulje. Shpesh herë këta zgjedhin punë të orientuara nga njerëzit. Nëse ke lindur i fundit, me shumë gjasë je tip i qeshur e i hareshëm. Prania e të tjerëve të jep energji dhe ndoshta nuk ke frikë të ndërmarrësh risqe herë pas here. Të lindurit të fundit kanë një frikë të madhe nga refuzimi dhe kanë një hapësirë të ngushtë të vëmendjes. Këta mund të jenë manipulues shumë të mirë.

Fëmijët e vetëm. Mënyra më e mirë për t’i përshkruar këta, është të marrësh të lindurit të parët e t’i shumëzosh me dy. Në shumë drejtime këta janë të ngjashëm, por kanë prirjen të jenë super perfeksionistë. Nëse martoheni me një fëmijë të vetëm, kini parasysh që po martoheni me dikë që nuk i ka ndarë asnjëherë lodrat me vëlla e motër dhe ka qenë gjithmonë në qendër të skenës. Këta tipa lulëzojnë në logjikë. Këta janë lëvizësit e mëdhenj të botës. janë të orientuar nga detyrat, shumë të organizuar dhe shumë të ditur. Në anën negativë, janë të vështirë për t’u menaxhuar. Shpesh herë nuk falin, janë shumë kërkues, urrejnë të pranojnë që e kanë gabim dhe nuk i presin mirë kritikat. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button