Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, njoftoi se nuk do të kandidojë përsëri, në vitin 2019, për një mandat të dytë në ekzekutivin e BE-së. Njoftimin e bëri vetë Juncker gjatë një interviste me një radio gjermane.
Juncker kujton “fushatën e bukur” të kryer në vitin 2014, kur për herë të parë partitë kryesore evropiane prezantuan kandidatët e tyre për postin më të lartë të Komisionit, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. “Por, nuk do të ketë një tjetër,” shtoi ai. Në vitin 2014 konkurrenti kryesori Juncker, që i përket familjes së partive popullore (EPP), ishte socialisti Martin Schulz, i cili u bë president i Parlamentit të BE-së, një post që e mbajti deri në fund të vitit të kaluar, kur ai vendosi të largohet nga jeta politike evropiane për t’u shndërruar në një kundërshtar të Angela Merkelit në zgjedhjet e ardhshme gjermane. /bota.al