BotaMAINUncategorized

Kamala pop

Dhe në fund Kamala Harris erdhi edhe në TikTok: një klip më pak se dhjetë sekonda, miliona e miliona shikime dhe pëlqime, një ortek ndjekësish. Nëse po pyesni se kur ndodhi që kandidatja demokrate për zgjedhjet e ardhshme presidenciale u bë një ikonë e popit, përgjigja nuk është: kur u bë zëvendëspresidente e Joe Biden. Shpjegon Filippo Sensi, senator i Partisë Demokratike italiane, ekspert i komunikimit politik
dhe ish-spin doctor i Matteo Renzit:
“Si zëvendës presidente nuk shkëlqeu, madje disa thonë se nuk duhet të shkëlqejë, sepse është presidenti ai që shkëlqen, ndërsa zvpresidenti duhet të gjejë tema të pqjtueshme, por ajo ka diçka pop.

I ka trajtuar shumë mirë të gjitha çështjet LGBTQ+, pa u frenuar kur vallëzohej në paradat e Pride, dhe gjithashtu çështjen e abortit, kur Gjykata e Lartë anuloi vendimin Roe vs. Wade (i cili që nga viti 1973 njohu të drejtën federale të grave për të kryer abort). Ajo gjithashtu ka krijuar një hapësirë ​​pop për veten e saj, si p.sh. pjesëmarrja në programe më pak formale televizive ose postime dhe histori në Instagram, kryesisht të lidhura me gatimin: recetat e mia, pjatat e mia, më pëlqen të gatuaj.
Pop është ajo, por shumë më pak e re se sa shohim këto ditë, nga pema e kokosit e evokuar nga leksionet e nënës së Kamalës që u përhap në rrjetet sociale, deri te Brat Kamala, Kamala “e keqe”, slogani që vjen nga ylli i popit Charli XCX (është kompliment, do të thotë e shpenguar, e lezetshme mes të lindurve në vitet 2000).

Nuk është se Harris është kaq ‘e re’ tani”, thotë Sensi. “Me përjashtim të faktit se ajo është kandidatja presidenciale me një kandidat rival, i cili, pas tërheqjes së Bidenit, u bë befas më i moshuari, kështu që paradoksalisht demokratët e gjetën veten duke bërë një salto: fillimisht mbronin pjekurinë dhe mençurinë e presidentit, tani tundin temën e moshës kundër Trumpit 78-vjeçar”. Kështu Kamala Harris është bërë kandidatja e re dhe fushata e saj nuk harron të nënvizojë tiparet e saj breznore. Kishte ndodhur edhe me syzet Ray-Bans të stilit Top Gun Maverick, që mbante Biden, por në atë rast bëhej fjalë për modernizimin e imazhit të presidentit, ndërsa tani për të theksuar moshën e madhe të kandidatit republikan. “Është një fushatë e çuditshme në të cilën Kamala është, siç thonë në zhargon, në detyrë, por në të njëjtën kohë e detyruar të veprojë si rebele, si sfidante në votime”, shpjegon Sensi. “Mbetet kuadri që ishte tashmë në fushatën e Bidenit, domethënë Trump është frikë dhe urrejtje; ekziston një zgjedhje e temave të përqendruara në shtetet e lëkundura (shtetet pa të cilat nuk mund të fitosh, red.) dhe mesazhi themelor është se nëse lufton, fiton. Një ide fuqie dhe energjie që Biden nuk ishte në gjendje ta përcillte, ashtu siç nuk mund ta ofronte idenë e së ardhmes që  e ka aq për zemër ish-prokurorja: Ne nuk do të kthehemi mbrapa”.

REKORDI I MBLEDHJES SË FONDEVE
Gjithçka mund të ndodhë nga tani deri në nëntor, siç sugjerohet nga mbledhja befasuese e fondeve për garën e Harris, 200 milionë dollarë në më pak se një javë, dhe sondazhet që tregojnë një zvogëlim të distancës që ndantw demokratët nga manjati republikan. “E gjithë kjo është e pabesueshme, nuk po them që Kamala do ta mundë Trumpin, por rezultati nuk është më aq i dukshëm”, komenton eksperti i masmedias Klaus Davi. “Unë besoj se ky popullaritet i papritur është pjesërisht për shkak të faktit se media, amerikane dhe të tjerë, panë tek ajo mundësinë e raportimit për një fushatë elektorale të ndryshme nga ajo që do të kishte ekzistuar mes dy 80-vjeçarëve si Biden dhe Trump. Nga pikëpamja mediatike, ishte një makth”.

DYSHIMET PËR EFEKTIVITETIN E SAJ
Një histori ndryshe ajo e Kamalës, e cila mori mbështetjen (dhe atë financiare) të George Clooney që në momentin e parë, i cili nga faqet e New York Times i kishte kërkuar Biden të bënte një hap prapa. “Establishmenti artistik ka qenë gjithmonë me demokratët”, thotë Davi, “por nuk ka gjetur kënaqësi të madhe me Biden. Harris, nga ana tjetër, përfaqëson gjithçka që është arti, përfshirjen e kulturave. Betejat dhe vlerat e saj janë ato të yjeve të Hollivudit, të cilët nuk hezituan ta mbështesin”.

DO TË MJAFTONTE NJË FJALË E TAYLOR

A është e mjaftueshme për të justifikuar bumin e mbledhjes së fondeve, fakti që Beyoncé i dha këngën “Freedom”, yjet që u çmendën, fëmijët që e adhurojnë? “Po ta shihja në bluza me grimin e David Bowie, nuk do të habitesha. Duket sikur ajo ka rrokur nevojën e bazës demokrate për të pasur një ëndërr, të cilën ajo nuk e përfaqëson domosdoshmërisht, por gjithsesi të jep përshtypjen se është në gjendje të rigjallërojë atë lëvizje të famshme që solli Barack Obamën në Shtëpinë e Bardhë. / Oggi – Bota.al

 

Back to top button