Uncategorized

Këto janë anët negative të shenjave të horoskopit

 

Askush nuk është perfekt, ne të gjithë kemi të metat tona dhe është puna jonë që të punojmë më fort për të përmirësuar anët tona negative dhe  për t’u bërë anëtarë më të mirë të shoqërisë. Këtu kemi të renditura anët  e dobëta  për çdo shenjë, dhe tiparet më pak pozitive që mund të shikoni në to.

Dashi

Dobësia juaj qëndron në të gjaknxehtësinë tuaj, duke shfryrë dhe duke thënë me padurim gjëra që nuk duhet  të thoni. Mendoni para se të flisni. Mundohuni të përmbaheni nga gjërat që nuk doni të kuptoni nga zemërimi. Në vend të kësaj, merrini  gjërat në mënyrë diplomatike, dhe mos u nxitoni.

Demi

Ju duhet të punoni në ndjenjën e keqardhjes për veten tuaj dhe të qenit vetë-tolerues. Është mirë të tërhiqeni për një ditë, por duhet të kuptoni se nuk mund të vazhdoni më në atë mënyrë.

Binjakët

Ju jeni një person që doni gjithmonë t’ju dal e juaja dhe jeni kokëfortë deri në fund, aftësitë tuaja analitike këtu nuk janë një plus, por ato janë të lodhshme dhe të bezdisshme. Duket sikur nganjëherë nuk e keni dëgjuar kurrë shprehjen “le të biem dakord dhe të pajtohemi”.

Gaforrja

Mangësia juaj është se ju jeni shumë emocionale! Dhe pjesa më e madhe e juaja janë tepër të lidhur me mamanë e tyre dhe nuk mund të veprojnë pa pyetur atë njëherë. Është mirë që të pyesni prindërit për këshill por jo në këtë mënyrë, ju tashmë jeni mjaftueshëm i rritur për të marrë frenat në jetën tuaj.

Luani

Nevoja e dëshpëruar për vëmendje mund të jetë pika juaj e dobët. Ju bini direkt për lajka dhe për pak vëmendje. Kjo mund të mjegullojë vizionin në marrëdhënie dhe situata të tjera ku mund të përdoreni. Ju e njihni veten mjaftueshëm, nuk keni nevojë për dikë tjetër që t’ju vërtetojë, ose t’ju bëjë xheloz për të kuptuar se sa jeni të vlefshëm.

 

Virgjëresha

Duke qenë një fanatik,  kontrolli është dobësia juaj. Keni nevojë për gjëra që të jenë të caktuara sipas një plani dhe dita juaj gjithmonë ecën me një orar të caktuar , dita juaj do të shkatërrohej nëse nuk do e kishit organizuar me parë.

Peshorja

Një defekt i madh i Peshores  është pavendosmëria e tyre dhe tendenca për të varrosur emocionet. A nuk e urrejmë të gjithë këtë person kur të dalim për të ngrënë në grupe? Ju theksoni shumë gjëra të vogla! Papritur është 11 dhe ju ende nuk keni vendosur se ku duhet të hani, apo çfarë të porositni. Ashtu si një meny, jeta është e mbushur me zgjedhje, dhe ju duhet të bëni vetë atë që dëshironi!

Akrepi

E  meta juaj qëndron se ju keni problem të dëgjoni fjalën “jo” nga dikush, dhe nuk i  pranoni gabimet tuaja. Nëse diçka që  ju dëshironi u është mohuar, ju do të vazhdoni duke u përpjekur pa pushim deri sa të merrni një po, dhe nëse jo, do të bëheni akoma më i padurueshëm. Refuzimi  nuk është gjëja më e keqe, të gjithë ne duhet ta përballojmë atë, kështu që mësoni se si ta trajtoni këtë realitet.

Shigjetari

Ju  duhet të ruheni shumë  dhe ju pëlqen monotonia juaj e cila ju mban në zonën tuaj të rehatisë dhe ju pengon të përjetoni të gjitha gjërat që mund të meritoni..

Bricjapi

Bricjapi, dobësia juaj është se ju gjithmonë doni ti bëni gjërat në rrugën e gjatë .Ju gjithmonë doni të punoni duke mos i dhënë vetes tuaj mundësin e relaksim. Provoni të shkoni të bëni yoga në pyll, kushtojuni një ditë të plotë vetes tuaj duke u relaksuar me  Netflix.

Ujori

Dobësia e Ujorit është shumë i paorganizuar. Ju filloni një milion projekte, por nuk përfundoni asnjë. Dhe jeni mjaft të pavetëdijshëm për të gjithë. Dhe kur gjërat fillojin të përkeqësohen ju, ju tentoni të shkëputeni dhe të largoheni , në vend që të bisedoni me personat  që ju njohin dhe ju duan të mirën.

Peshqit

Ju vazhdimisht rivizitoni kujtimet që lëndojnë mendjen tuaj dhe i dashuroni personat depresiv dhe melankolike . Përqendrohuni në gjërat pozitive dhe provoni takimin me dikë me një energji më të lumtur .

 

Leave a Reply

Back to top button