Teknologji

Kohë të vështira. Kina u thotë “JO” produkteve të Apple!!!

apple banDitë të vështira po vijnë për “Apple”, veçanërisht në strukturat qeveritare dhe agjencitë në vendin me popullsinë më të madhe në botë. Të gjitha pajisjet Apple, përfshi të gjitha edicionet e iPhone dhe iPad tashmë nuk lejohen të përdoren nga punonjës qeveritarë. Interesant është fakti se pajisjet e Apple e kishin kaluar këtë test më parë në qershor, por versioni final i vendimit  e ndryshon tërësisht rrjedhën e çështjes në fjalë. Ky përjashtim është bërë nga Komisioni Kombëtar për Reformim dhe Zhvillim në Kinë dhe arsyet pas këtij vendimi janë dyshimet dhe frika e shtetit kinez në lidhje me zbulimin e sekreteve shtetërore, falë aftësive të smartfonëve për të gjurmuar vendndodhjen në kohë reale.
Kjo nuk është hera e parë që shteti kinez vendos t’i ktheje shpinën teknologjisë amerikane, teksa Edward Snowden zbuloi edhe fushatat e spiunazhit ndërmarrë nga NSA-ja. Kjo ka bërë që frika e Kinës nga përgjimi prej SHBA të shumëfishohet.  Por kjo do ishte nje goditje shumë e rëndë për të tilla kompani si Apple. Por deri tani Filiali i Apple në Kinë, si dhe Komisioni Kombëtar Kinez për Zhvillim dhe Reformim nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me çështjen. Mbetet per t’u pare se cfare do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Back to top button