Covid19Ekonomi

Komisioni Evropian propozon fondin €750 miliardë për rimëkëmbjen nga Covdi-19

Komisioni Evropian po propozon një fond rimëkëmbjeje prej 750 miliardë eurosh për të rindërtuar ekonomitë e goditura nga shpërthimi i koronavirusit, thanë zyrtarët e BE-së të mërkurën.

Duke folur përpara prezantimit të planit, zyrtarët thanë se vendet jugore të cilat janë goditur më rëndë nga Covid-19 do të merrnin pjesën më të madhe të fondit të propozuar nga Komisioni, i cili përfshin 500 miliardë euro në grante dhe pjesën tjetër në kredi. Komisioni do të propozojë që Italisë dhe Spanjës të cilat janë vendet më të prekura nga epidemia do të përfitojnë përkatësisht 173 miliardë € dhe 140 miliardë € përmes një miksimi të granteve dhe kredive, thanë zyrtarët.  Paolo Gentiloni, komisioneri i çështjeve ekonomike të BE-së, përshëndeti propozimin si një “përparim evropian”, duke bërë thirrje në Twitter se fondi do të ndihmojë “të tejkalojmë një krizë të paparë”.

Presidentia e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen argumentoi se kjo paketë stimuluese do të parandalonte nevojën për masa më të kushtueshme për kontrollin e dëmtimit më vonë: “Nesër kostoja e mosveprimit në këtë krizë do të jetë shumë më e shtrenjtë për ne. Cështja këtu është të vendosim së bashku themelet për të ardhmen tonë, “tha ajo. “Le t’i lëmë mënjanë paragjykimet e vjetra!” Qëllimi është të mbrojmë tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian me 450 milion njerëz duke mos u ndarë nga rritja divergjente ekonomike dhe nivelet e pasurisë pasi blloku prej 27-vendesh të dal nga recesioni i tij më i thellë.

Mbrojtësit e planit thonë se është e nevojshme sepse vendet si Italia, Spanja, Greqia, Franca dhe Portugalia, të ngarkuar me një borxh të lartë dhe të mbështetur shumë në turizëm, do ta kenë më të vështirë sesa kombet veriore të rifillojnë ekonomitë e tyre përmes huazimit. Falë euros, është e pamundur që këto vende të rritin konkurrencën e tyre duke zhvlerësuar valutat e tyre, siç ndodhte shpesh gjatë problemeve ekonomike në epokën e pasluftës.  France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button