Teknologji

Krijohet loja “Autochthonous” për celularë

droneKompania OnAir ka lajmëruar në Facebook se ka bërë një lojë për platformën Playstore me emrin Authocthonous”. Adhuruesit e lojërave në kompjuter dhe në pajisje të meçura telefonike tashmë e kanë mundësinë që të argëtohen edhe me një aplikacion të ri.
Është fjala për aplikacionin apo lojën “Autochthonous”, një lojë që është krijuar me inciativën e OnAir, një kompani kjo që më shumë merret më distribuimin e muzikës së shqiptarëve në platformën youtube.com. “Kemi nderin të ju njoftojmë se në Playstore për Android, nga OnAir është publikuar Loja e parë me Dronin Shqiptarë që shkroi historinë në Beograd”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj kompanie.
Express ka mësuar se kjo lojë është mundësuar nga programeri i OnAir, Yusuf Aliya. Lojën në fjalë mund ta gjeni në linkun në vijim:
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.smartnoob.autochthonous

Leave a Reply

Back to top button