Analiza

KRIZA / Telefonata dhe kërcënime. Por, Amerika është zënë sërish në befasi

Ukrainian army troops receive munitions on the outskirts of IzyumPentagoni dhe CIA vëzhgojnë lëvizjet e rusëve. Shtëpia e Bardhë flet “për situatë të rrezikshme”, përgatit sanksione të reja, por pret për t’i shpallur. Të paktën deri në 22 prill, ose më saktë pas takimit të parashikuar të zhvillohet në Gjenevë me Rusinë, Ukrainën dhe Bashkimin Europian. Një kuartet që, mes një mijë skepticizmave, duhet të gjejë një formulë kompromisi.

Zhvillimet e fundit në zonat lindore janë ndjekur me frikë dhe mirëkuptim. Për zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney “forca nuk është opsion i preferueshëm, por Kievi është i detyruar të reagojë”. Për SHBA bëhet fjalë për një reagim të natyrshëm ndaj provokimeve të Moskës dhe të pseudo demonstruesve, militantë që në të vërtetë shërbejnë si mbulesë për Spetnaz-ët, rusë të vërtetë.

Linja e ndjekur nga SHBA nuk devijon prej asaj të javëve të fundit, edhe pse rezultatet kanë qenë të dobët. Moska ka vazhduar të shtyjë, duke shpërfillur protestat e ndërkombëtarëve. Edhe telefonata e të hënës mes Obamës dhe Putinit i ka lënë gjërat pak a shumë në të njëjtin nivel, secila palë me vërejtjet dhe arsyet e veta. SHBA kanë përsëritur se janë gati për masa të tjera. Të cilat shkojnë përtej ndëshkimit të disa personazheve të lidhur me Kremlinin. Dhe Uashingtoni shpreson të ketë me vete partnerët europianë, të kritikuar sepse janë treguar shumë të dubë ose pasivë. Megjithatë nuk është e lehtë, duke parë që arma e sanksioneve është gjithmonë një thikë me dy presa.

Kathleen Doherty,

Megjithatë, vëzhguesit pyesin nëse Putini do t’ia dijë, duke parë që një cmim i është dashur ta paguajë tashmë. “Ka patur një rënie me 9% në bursë dhe rubla ka rënë me pothuajse 10%”, ka shkruajtur Robert Kahn në faqet e Wall Street Journal. E megjithatë Kremlini ka vazhduar përpara me nismat e paramilitarëve në lindje të Ukrainës. Jo vetëm kaq. Propaganda ruse ka vazhduar të akuzojë Kievin. Vendosmëria e rusëve, përvecse ka zënë në befasi – edhe një herë – amerikanët, është shoqëruar me veprimtari paralele që nuk lidhen me krizën, por që tregojnë dëshirë për sfidë. Moska ka lajmëruar një test të ri të raketave. Që nga poligoni i Plesetskit, 800 kilometra larg nga kryeqyteti, u lëshua një raketë ndërkontinentale RS24Yars. Një provë për të verifikuar “besueshmërinë e raketave tona”, kanë saktësuar burimet zyrtarë.

Po kaq interesante edhe lëvizjete  anijeve. Marina ka kryer ushtrime të rinj stërvitorë edhe larg prej territorit rus, manovra të cilat janë reklamuar dukshëm. Dhe gjithmonë duke angazhuar disa njësi që formalisht janë të destinuara për veprimtari civile, por që në të vërtetë janë në mbështetje të veprimtarisë ushtarake. Kështu është rishfaqur pranë brigjeve të Floridës rimorkiatori Nikolay Chiker, një anije që udhëon shpesh në cift me nëndetëse bërthamore dhe që ndonjëherë përdoret për rikonjicionin elektronik. Disa javë më parë ishte ndeshur pranë qendrës hapësinore të Cape Carnaval, më pas është zhvendosur në Karaibe dhe në fund është rikthyer pranë Daytona Beach.

Leave a Reply

Back to top button