Horizonti.al

Ku janë të gjithë alienët? Ndoshta të bllokuar në oqeanet nëntokësore

Një shkencëtar pretendon se botët me ujëra nëntokësore ka të ngjarë që të jenë të zakonshme në galaktikën tonë, dhe ndoshta me kushte edhe më të mira për jetën sesa mjediset e ngjashme me Tokën. Megjithatë nëse një specie inteligjente bllokohet nën koren e ngrirë, ata do të gjendet nën një izolim të përhershëm, në atë që është një zgjidhje e mundshme për Paradoksin e Fermit.

Disa hëna në sistemin tonë diellor,përmbajnë oqeane të mëdha uji të lëngshëm të mbuluar nën një shtresë të trashë akulli. Këtu përfshihet Evropa, Titani dhe Enkeladus.Në të vërtetë, këto hëna që sillen në orbitë përreth Jupiterit dhe Saturnit, kanë ambiente të brendshme

të ngrohta, që janë rezultat i forcave të mëdha baticore të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e planetëve të tyre gjigantë.

Brenda këtyre oqeaneve të lëngshme mendohet se ndodhin procese kimike shumë interesante, që po i bëjnë astrobiologët të pyesin nëse këto ambiente janë të banueshme, dhe nëse po,

a po strehojnë aktualisht forma të jetës aliene, qofshin ato mikroorganizma të ngjashëm me bakteret apo peshkaqenë biolumineshentë me 16 tentakula.

Një tjetër aspekt emocionues në këto botë të oqeaneve të brendshëm, ose IWOW, është

se ato janë të vendosur jashtë zonës së banueshme të sistemit tonë diellor. Toka është e vendosur brenda zonës së banueshme, por edhe Marsi dhe Venusi gjithashtu.

Prandaj,një vend brenda kësaj zone nuk është sigurisht asnjë garanci për oqeanet e jashtme ose jetën. Për sa i përket njohurive tona, uji është një parakusht për jetën, dhe nga këtu buron rëndësia e këtij burimi.

Dikur astrobiologët besonin se banueshmëria ishte e kufizuar në këtë zonë. Por kjo ndryshoi për shkak të zbulimit të botëve nëntokësore të ujit në orbitë rreth gjigantëve të gaztë. Duke pasur parasysh prevalencën befasuese të këtyre botëve në sistemin tonë diellor, S.Alan Stern, një shkencëtar planetar në Institutin e Kërkimit Jugperëndimor, thotë se ato “ka të ngjarë qëtë jenë të zakonshme edhe në sistemet planetare ekstrasolare”.

Për më tepër, Stern hipotetizon se “botët e oqeaneve të brendshme, mund të jenë më të favorshme për jetën sesa botët me ekosisteme sipërfaqësore” dhe të kenë më shumë “avantazh për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e jetës”.Në raportin e tij, Stern argumenton

se banimi i botëve të tilla nuk varet nga lloje specifike yjesh, nevoja që planetët pritës të shmangin orbitat ekscentrike, apo distanca nga yjet pritës.

Në fakt, Stern thotë se botëve nëntokësore të oqeanit, nuk u duhet fare një Diell që të jen të banueshme. Astronomët thonë se triliona planetë të tillë mund të gjenden në Rrugën e Qumështit. Ndaj,nëse Stern ka të drejtë për potencialin e tyre për të pasur hëna të banueshme, kjo do të përbënte një rezervuar të rëndësishëm të jetës në galaktikën tonë.

Bota e oqeaneve të brendshme, ka ndërtuar gjithashtu sipas Stern një sistem mbrojtës. Çdo jetë që shfaqet në këto botë ujore mbrohet, jo nga një atmosferë, por nga një kore e trashë e ngrirë që mund të jetë dhjetëra km e trashë.

Për Stern, kjo shtresë siguron një “stabilitet mjedisor kundër kërcënimeve të jashtme”,

duke ofruar mbrojtje nga rreziqet e shumta ekzistenciale, qofshin ato asteroide, shpërthime diellore, rrezatim hapësinor, cikle klimatike ekstreme dhe shpërthime supernovash aty pranë.

E megjithatë, e njëjta kore mbrojtëse mund ta bëjë të pamundur për astronomët këtu në Tokë që të zbulojnë çdo lloj forme jete nën sipërfaqen e ngrirë.

Kjo gjë do të kërkonte jo vetëm një teknologji teleskopike shumë të sofistikuar, por

edhe aftësi për të zbuluar hënat e jashtme, gjë që është ende përtej aftësive tona. Edhe pse astronomët kanë konfirmuar praninë e mbi 4.300 ekzoplanetëve, ata nuk kanë konfirmuar ende ekzistencën e ndonjë hëne që lëviz përreth tyre. Hipoteza kryesore e Stern, është se këto botë të brendshme të oqeanit, mund të përmbajnë forma jetë me ritme më të larta, se sa në planete si Toka.

Back to top button