Teknologji

Kujdes nga “Cryptolocker”, virusi që të bllokon krejt kompjuterin

Screen Shot 2015-02-01 at 15.21.17

Një virus i cili bllokon të gjithë materialet e kompjuterit tuaj si dhe pajisjet e tjera të lidhura në rrjet, dhe që hiqet vetëm për ata që kanë pranuar të paguajnë: është ky mashtrimi më i ri që qarkullon në internet dhe që ka goditur tashmë qindra përdorues. Skenari është ky: përdoruesi i internetit merr në postën e tij elektronike një mesazh që ofron informacione për shpenzime të ndryshme në favor të tij, apo një tekst i cili përmban një link në lidhje me një blerje të bërë në internet, apo shërbime të tjerë. Duke klikuar në linkun që përmban emaili apo duke hapur një dokument (zakonisht në format pdf), loja ka mbaruar. Kompjuteri ka marrë menjëherë një variant të virusit Cryptolocker.
Ky është një program që i bën menjëherë të palexueshëm të gjithë dokumentat që ndodhen në kompjuter si dhe në të tjerë që janë të lidhur në rrjet. Për ta hequr qafe është e nevojshme një procedurë dekriptimi që mund ta aktivizojë vetëm kush ka krijuar infektimin. Dhe pikërisht këtu kërkohet një pagesë prej disa qindra eurosh për të rimarrë dokumentat.

bota.al

Leave a Reply

Back to top button