Femrat e forta janë të tilla, edhe në situatat e vështira. Ja cilat janë gjërat që një femër e fortë do të bënte, kur çdo gjë t’i dukej e vështirë për t’u kaluar:
- Përmbush detyrat e saj
Edhe pse në ditët e vështira, çdo femër do të donte të mos ngrihej nga shtrati i saj, një femër e fortë e di çfarë është etika e punës. Ajo nuk do të largohej asnjëherë nga përgjegjësitë e saj.
- Largohet nga njerëzit toksikë
Nuk ka rëndësi se sa kohë ka që i njeh, nëse ata bëhen burim stresi për të, një femër e fortë do të largohet prej tyre. Nuk ia toleron vetes, nëse qëndron pranë personave toksikë.
- Ajo e do veten e saj
Ka komplekse si gjithë të tjerët, por nuk i lejon ata të ndikojnë tek ajo. Edhe nëse ka momente kur ajo nuk ndihet e sigurtë në vete, nuk do të reshtë asnjëherë së e konsideruari veten një femër e bukur.
- I shpreh hapur emocionet e saj
Ajo e di se për të qarë, apo për të hapur zemrën dhe shpirtin e saj, ka nevojë për forcë. Edhe pse është e vështirë, ajo do të thotë përherë të vërtetën. Do të mbetet gjithnjë e vërtetë dhe reale.
- Mbështet femrat e tjera
Edhe pse nuk bën përjashtim, pra edhe ajo mund të ketë disi zili bukurinë, apo suksesin e femrave të tjera, sërish nuk e vë në dukje këtë gjë. Në vend që t’i trajtojë femrat e tjera si rivale, i trajton ato si motra. Ajo di t’i mbështesë femrat e tjera.
- Beson tek vetja
Nuk ndalon asnjëherë së besuari se do të ketë sukses në të ardhmen. Mund të dështojë, por një femër e fortë ngrihet sërish dhe ecën përpara në jetë. Nuk ndalet asnjëherë pa i arritur gjërat që synon, sepse është luftëtare.
- Di të thotë “Jo”
Ka aftësinë të bëjë shumë gjëra, por e kupton edhe se disa herë s’mund t’i bësh dot të gjitha gjërat. Një femër e fortë i njeh limitet e saj dhe di të thotë “Jo”, pa e mërzitur edhe personin përballë saj.
- Kujdeset për veten e saj
Ajo e di se personi i vetëm, tek i cili mund të mbështetet plotësisht, është vetja e saj. Kjo është arsyeja se pse përherë përpiqet t’ia dalë mbanë e vetme. Sillet gjithmonë sikur të ishte shoqja më e mirë e vetes së saj.
- Di kur të kërkojë ndihmë
Ajo i njeh aftësitë e saj dhe kur e sheh se e ka të vështirë t’ia dalë e vetme, nuk ngurron të kërkojë ndihmë. Një femër e fortë e di se paaftësia e saj për të bërë gjithçka nuk është një dobësi. Edhe personat më të fortë, kanë nevojë ndonjëherë për një ndihmë nga të tjerët.
- Mund t’i mbijetojë momenteve të vështira
Edhe për të ka momente të vështira, si për çdo person tjetër, por nga gjithë gjërat që i është dashur të përballet, ajo është mjaftueshëm e fortë për të besuar tek vetja dhe për t’u bërë akoma më e fortë nga çdo problem që kalon. / bota.al