Horizonti.al

Kur u prodhuan monedhat e para në histori?

Screen Shot 2016-06-10 at 15.25.27Monedhat më të hershme qenë pjesë e metalit të çmuar, të vulosura me një dizajn për të garantuar pastërtinë dhe peshën e tyre. Mendohet se monedhat e para u prodhuan në mes të viteve 500 P.E.S në Azinë e Vogël. Sundimtarët lokalë duhej të paguanin mercenarët grekë një peshë të caktuar metali të çmuar në fund të kontratave të tyre, dhe për të garantuar pagesën saktë të shumës, u përdorën monedhat.

Këto copa metali zakonisht stampoheshin me një kokë kafshësh në njërën anë, ndoshta duke treguar personin që i jepte ato, dhe një dizajn abstrakt në anën tjetër që nënkuptonte peshën e tyre. Monedhat e para që do të prodhoheshin për t’u përdorur si para, qenë ato të mbretit Kroesus të Lidias, një shtet i pasur dhe i fuqishëm të Greqisë në bregun perëndimor të asaj që është tani Turqia.

Këto monedha, nga viti 550 P.E.S, qenë copa të vogla ari ku gjendeshin të stampuara një luan dhe një dem. Mbreti Fedon i Argosit prodhoi monedha argjendi me imazhin e një breshke, dhe disa thonë se ai prodhoi monedhat e tij para Kroesusit, por koha kur jetoi Fedoni është e diskutueshme./bota.al

Leave a Reply

Back to top button