Motivuese

Kushtuar femrave: “Duajeni veten përherë, vazhdoni të shkëlqeni”

“Kur isha 13 vjeçe, u diagnostikova me një tumor malinj brenda orbitës së syrit të majtë. Mjekët u detyruan të më hiqnin syrin, në të kundërt do të vdisja. Më vjen për të qeshur ndonjëherë, kur mendoj se syri im ka udhëtuar më tepër se unë, për të vendosur diagnozën e saktë. Ai ka qenë në Rusi dhe në shumështete të tjera, të cilat unë nuk i kam vizituar. E habitshme, apo jo?

Shumë persona më thonë: “Përdor fasho, pasi duket më estetike”, “Nuk ke turp që e tregon hapur, se tëkanë hequr syrin?”. E dini çfarë? Kam nisur ta dua veten, kur kam kuptuar se nuk mund ta kemi të njëjtin fat dy herë. E dua edhe syrin tim të operuar; e dua veten në një mënyrë që nuk e kam menduar asnjëherë.

Vajza, nuk duhet të lejoni asnjë person ta fikë shkëlqimin tuaj. Nuk ka asgjë të gabuar tek ju, dhe nëse shoqëria ju bën ta besoni se keni diçka të gabuar, dijeni se është vetë shoqëria në gabim. Duajeni veten përherë, vazhdoni të shkëlqeni”. – Monica Leguizamon, vajzë 19 vjeçare nga Paraguai

Njerëzit do e gjejnë përherë diçka për të thënë, në mënyrë që të bëjnë të ndihesh keq. Nuk ka rëndësi se sa shumë mundohesh të mos e vësh në dukje diçka, edhe kur e di shumë mirë një defekt të vetes, sërish ta nxjerrin në pah duke të bërë të ndihesh keq. Por mos i merr parasysh aspak opinionet e të tjerëve. Nëfillim, ato sigurisht të lëndojnë. Është e pashmangshme dhe unë të kuptoj shumë mirë, por me kalimin e kohës, fillon dhe bëhesh imun ndaj opinioneve negative. Fillon të mos u japësh rëndësi dhe kështu duhet të jetë. Askush nuk është opinioni i të tjerëve për të, por opinioni që ka për veten e vet. Nëse e do veten mjaftueshëm, opinioni negativ i të tjerëve duhet të shumëzohet me zero.

Back to top button