“Po t’i kishin fituar komunistët zgjedhjet? Mendoj se do të kishte qenë katastrofë. Nëqoftëse do të fitonin komunistët dhe nëqoftëse Italia shkonte në pjesën lindore të botës, mendoj se do ishte katastrofë … Mendoj se e pamë se çfarë ndodhi bë Çekosllovaki dhe ajo në vitin 1939 qe një vend industrial shumë i përparuar. Mendoj se do kishte qenë një tragjedi për Italinë, një tragjedi për Evropën; do të kishte qenë një tragjedi për Mesdheun dhe një shuplakë për Amerikën”
Në muajt e parë të vitit 1947 besimi i italianëve në demokracinë e re ishte afër zeros: kostoja e jetës rezultonte 34 herë më e madhe se ajo e vitit 1938; indeksi i çmimeve të shumicës ishte 40 herë më i madh; për më tepër, mjaftuan pak javë që vetë këta tregues të ngriheshin respektivisht me 44 dhe 52 herë. Spekullimi gëlonte nga të gjitha anët…