Teknologji

Makinat e ardhshme të Nissan-it mund të lexojnë trurin, për të parandaluar aksidentet

Nëse makina juaj do të lidhej me trurin tuaj për të lexuar se çfarë po mendoni dhe cilat janë aftësitë tuaja për të drejtuar automjetin, manovrat që po mendon të bësh dhe sesi do të sillesh në rrugë? Duket çmenduri. Vërtet? Por jo edhe aq shumë.

Kompania japoneze Nissan ka parashikuar që në Consumer Electronics Show, 2018, një nga takimet e teknologjisë më prestigjioze në botë, që mbahet në Las Vegas, të tregojë një sistem  që arrin të parashikojë se cilat do të jenë vendimet që do të marrë drejtuesi i automjetit për ta ndihmuar që t’i kryejë pak më shpejt, më konkretisht 0.2 dhe 0.5 sekonda më herët dhe ndoshta të evitojë aksidentet. Kjo bën që makina të jetë gjysëmautomatike në mënyrë që të mund të funksionojë baraz me drejtuesin. Kjo teknologji në momentet që flasim është në fazë zhvillimi dhe do të prezantohet javën që vjen dhe shpresohet të aplikohet në makina brenda 5 ose 10 vitesh.

Si do të funksionojë?

Kompania punon mbi një sistem të bazuar në studime mbi modelet elektronike të trurit të drejtuesve, çka merr parasysh impulset që tregon një encefalogramë ose EEG. Kjo kërkon përdorimin e një lloj kapuçi të përshtatur me elektroda që ushtrojnë presion mbi kokën e personit që e mban veshur. Kompania ka ndërtuar një kapuç që është i lehtë për t’u mbajtur, nuk përbën ndonjë shpërqëndrim, nuk sjell as shqetësim. Nuk lidhet me asnjë pjesë të makinës dhe funksionet e saj do të realizohen përmes Wi-fi ose Bluetooth-it. Për krijimin e tij Nissan është lidhur me kërkuesit e kërkimeve shkencore të Kanadasë dhe me një sipërmarrje spanjolle, Bitbrain e përqendruar në neuroteknologjinë. Nissan nuk është as e para as e fundit që studion këto lloj teknologjie për t’ia përshtatur botës së automjeteve. E megjithtë lindin shumë dyshime. Nëse drejtuesi merr një vendim të shpejtë, por ndryshon mendim menjëherë? Po nëse gjen një pengesë gjatë rrugës? Gjithsesi ekipi i Nissan-it do të arrijë të përsoset para se makinat të drejtojnë në mënyrë autonome. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button