Teknologji

Microsoft: E kemi gati Office-n per iPad

microsoftPas disa vitesh spekulime, Microsofti është më fund në iPad. Në deklaratën e parë publike që kur u emërua CEO i Microsoftit, Satyra Nadella zbuloi evolucionin e ardhshëm të Office. Më në fund, programi është përshtatur për ekranet me prekje. Microsoft kishte bërë një farë pune me Office 2013 për ta bërë më të praktikueshëm në përdorimin me gishta, por me Office for iPad, ka hedhur nëj hap të vendosour përpara. Pamja e Office nuk ka ndryshuar në mënyrë radikale, por shumë prej karakteristikave janë ndryshuar për ti bërë gjërat më lehtësisht të përdorshme.

Dallimi i parë është që Microsoft nuk sjell më cdo opsion formatimi që në pamje të parë. Kështu, është mjaftuar të nxjerrë tiparet më thelbësorë dhe hapësirën e fituar e ka shfrytëzuar për t’i bërë ikonat më të mëdha.

Microsoft Word, për shembull, i ngjan shumë Word 13, por pamja është thjeshtësuar për të theksuar vetëm karakteristikat më të rëndësishme të formatimit. Teksti dhe fotografitë mund të ndryshohen dhe manipulohen lehtësisht me gisht, ashtu si ndodh në shumicën e programëve të iPad.

Microsoft Excel është në gjendje të interpretojë se me cfarë lloj të dhënash po punon dhe të sugjerojë automatikisht opsione formatimi për të kursyer kohë.

Microsoft Poëerpoint ka qenë produkti më i gatshëm për tablet nga të gjithë, por në iPad ai është optimizuar edhe më shumë, duke i lejuar përdoruesit të ndërtojnë prezantime me vetëm disa prekje.

Fakti që versioni për tablet i Office është nxjerë fillimisht për iPad dhe jo për tabletët me Windows apo Android, është një tregues i influencës madhe që ka iPadi në hapësirën e tabletëve.

Leave a Reply

Back to top button