Teknologji

Microsoft ju prezanton me versionin e ri të Skype

Të mërkurën kompania solli publikisht versionin e ri të Skype në desktop përfshirë Mac, Windows 10, Windows 8, Windows 7 dhe Linux.

Aplikacioni ka qenë në fazë eksperimentale që nga muajit Gusht. Gjatë kësaj kohe Microsoft tha se përshtypjet e përdoruesve e ndihmuan tu jepte prioritet disa veçorive të reja.

Kjo lëvizje u pa gjerësisht si një përpjekje për të konkurruar më mirë me shërbime moderne të komunikimit si Slack dhe Snapchat.

 

Konkretisht veçoria kontroverse Highlights, një klon i Snapchat Stories, nuk është përfshirë në desktop. Vendimi u mor nisur nga përshtypjet e përdoruesve sipas Microsoft.

Megjithatë gjigandi i softuerit synon që ta implementojë përsëri në desktop ndërsa për momentin është vetëm për platformat mobile.

Por versioni i ri i Skype në desktop përfshin shumicën e ndryshimeve të prezantuara në ridizajnimin e ri. Përdoruesit mund reagojnë ndaj mesazheve me emoji ngjashëm me Facebook Messenger.

Këto reagime janë të disponueshme edhe gjatë video thirrjeve, dhe adresojnë një demografi më të re. Skype i ri ofron opsion të shumta personalizimi dhe disa lloje temash.

Versioni ri mund të shkarkohet manualisht  ose do të mbërrijë me anë të përditësimeve automatike

 

Leave a Reply

Back to top button