Enciklopedike

Amerikanët e vjetër – Migrimet që populluan Botën e Re

bering-strait

Nga Elisabetta Intini

Dy studime të ndryshme përballen- me konkluzione të kundërta e befasuese – temën e kolonizimit të parë të Amerikave nga ana e paraardhësve të amerikanëve vëndas.

Parardhësit e amerikanëve vendas arritën atë që për ne është Bota e Re jo më parë sesa 23 mijë vite të shkuara, në një valë migratore të vetme përmes Beringut, rripi i tokës dhe i akullit që një kohë bashkonte Alaskën e Siberinë. Vetëm në një moment të dytë do të ishin diferencuar në popullatat e ndryshme familjet gjenetike të të cialve janë të gjurmueshme edhe sot.

Është konkluzioni i një studimi të Qëndrës për GjeoGjenetikën i Universitetit të Kopenhagenit i botuar në Science, që provon të hedhi dritë në kohë e mënyra të migracionit të lashtë në kontinentin amerikan.

Pika kritike. Relieve arkeologjike të vëna re me kohë demonstrojnë që Bota e Re ishte pothuaj e populluar nga paraardhësit e amerikanëve vendas 15 mijë vite të shkuara. Por disa pyetje mbeten të hapura: kur ndodhën këto lëvizje migratore? Në cilat valë? Dhe sa kohë këto popullsi kaluan në Bering?

Pauzë e ndërmjetme. Për shkencëtarët danezë, të gjithë amerikanët vendas rrjedhin nga një migracion i vetëm fillestar i ndodhur jo më shumë sesa 23 mijë vite të shkuara: pastaj relievet gjeografike vendosin shenjat e para të pranisë njerëzore në kontinent 15 mijë vite të shkuara, këto popullsi të origjinës euroaziatike kishin ndaluar në istmin e tokës midis Alaskës e Siberisë për 8 mijë vite, para shtytjes finale që I çoi në Botën e Re.

Ndarja. Ndryshueshmëria në fiset e amerikanëve vendas që njohim akoma sot, përfshirë atë midis dy nëngrupeve madhore, amerindi (indianët e Amerikës Veriore dhe indios të Amerikës Jugore) dhe athabascan-ët(banorët e parë të brendësisë së Alaskës), duhet të ndodhte në vazhdim, rreth 13 mijë vite të shkuara, me shkrirjen e akujve dhe hapjen e shtigjeve të reja migratore në brendësi të Amerikës Veriore.

Kushërinj të largët. Një studim i dytë nga Harvard Medical School i Bostonit (Masaçusets)I botuar në Nature e cila është bashkëkohore, zbulon përkundrazi një lidhje të papritur gjenetike midis disa popullsive vendase amerikane të Amazonës braziliane dhe indigjenëve australianë e guineianë. Në veçanti anëtarët e dy fiseve amazoniane, surui dhe karitiana, do të ishin gjenetikisht më të afërt me vendasit e Australisë dhe të Papua Nuova Guinea aq sa nuk janë me euroaziatikët.

Zhdukje. Kjo “mardhënie”e papritur do të ishte gjurma-sipas kërkuesve- e një popullsie misterioze tani të zhdukur, të ashtuquajtur “popullsia Y”: paraardhës të largët të origjinës aziatike të popullsive australiane që, si paraardhësit e amerikanëve të parë, kaluan Beringun, për të qënë pastaj të zëvendësuar fare nga vendasit e Amerikës në mileniumet pasuese.

Mospërputhje. Ky migrim, sipas grupit të Harvardit, do të kishte ndodhur më shumë sesa 15 mijë vite të shkuara: ka të bëjë prandaj me një valë të dytë migratore në krahasim me atë të amerikanëve vendas. Një konkluzion i kundërt me atë të grupit të Kopenhagenit: të dyja skuadrat janë duke punuar tani së bashku për të kuptuar sesi e nëse hipotezat e tyre mund të pajtohen. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button