EnciklopedikeHistori

Misionet që sollën fitoren e Luftës së Dytë: Operacioni Flipper

erwin_rommel-P

Shfarosja e Dhelprës së Shkretëtirës
Data: 10-18 nëntor 1941
Objektivi: Vrasja e Marshallit Ervin Rommel
Palët ndërluftuese: Komando britanikë, Afrika Korps Skena: Afrika e Veriut
Afrika e Veriut, dimri i vitit 1941. Forcat e Rommelit kishin bllokuar forcat britanike në rrethimin e Tobrukut dhe po kërcënonin që të merrnin Egjiptin. Ndërkohë që kishte plane për të përmbysur këtë situatë, Churchilli pa një mundësi që të përdorte komandot e tij për realizimin e një plani shumë të guximshëm: vrasjen e Rommelit.
Qendra e Rommelit besohej se ndodhej në Beda Littoria në një vilë 29 kilometra larg nga Apollonia, në Libi. Në 10 nëntor, 59 komando hipën në dy nëndetëse RN. Destinacioni i tyre do të ishte një plazh 400 kilometra në brendësi të vijës së armiku. Gjërat nuk nisën dhe aq mirë: vetëm 36 prej atyre që u nisën arritën të dalin në breg për shkak të motit të keq, por kjo gjë nuk do i ndalte komandot. Ata improvizuan, duke u ndarë në tre skuadra, ku secila kishte një shënjestër të vecantë. Këto përfshinin mjetet e komunikimit dhe vetë Rommelin.
Skuadra arriti deri tek vila, po aty ndeshi në zjarrin e trupave gjermane, ku humbi edhe komandantin, Lt Kolonelin Geoffrey Keyes. Ndonëse shumica e komandove arritën të tërhiqen në pikën e takimit, moti i keq ua bëri të pamundur që të hipnin sërish në nëndetëse. Vetëm dy komando arritën të kthehen në shtëpi pas një udhëtimi shumë të gjatë nëpër shkretëtirë. Rezultati: Dështim. Misioni ishte një dështim total, ndonëse thuhet se Rommeli kishte deklaruar: “Ishte një oepracion brilant dhe i kryer me një guxim të jashtëzakonshëm”.

Dhelpra e Shkretëtirës: Ervin Rommel (1891-1944) konsiderohet një prej udhëheqësve të mëdhenj ushtarakë gjermanë të Luftës së Dytë. Ai luajti rol në pushtimin e Francës dhe Belgjikës në 1940 dhe mbrojtjen e Normandisë në 1944. Por, nofkën Dhelpra e Shkretëtirës ai e mori në Afrikën e Veriut ku dhe u ndesh me kundërshtarin e tij më të famshëm, Field Marshal Montgomery.

I dërguar në Libi në vitin 1941, Rommeli dhe Panzerat e tij duhej të mbështesnin trupat italiane dhe të dëbonin Aleatët nga Afrika. Një kombinim i tankeve më të fuqishëm dhe taktikave brilante të Rommellit pothuajse coi në humbje për Montgomeryn.

Përvec arritjeve të tij ushtarake, Rommeli nuk ishte një fans i Hitlerit dhe politikave të tij, duke injoruar të gjithë urdhërat për të vrarë civilë, komando të armikut dhe ushtarë hebrenj. Më tej, nga fundi i luftës, ai u përfshi në një komplot për të vrarë Hitlerin. Pasi u zbulua, Rommeli u detyrua të kryejë vetëvrasje pas bërjes së një marrëveshjeje për të mbrojtur familjen e tij. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button