Mistere

Misteret e hunëve / Përse Attilën e quanin “Kamzhiku i Zotit”

Atila, mbreti i hunëve është njohur për një kohë të gjatë në Perëndim si “kamzhiku i Zotit”. Kjo ishte propagandë kundër mbretit pagan të një perandorie që shtrihej nga Deti i Zi, deri në Francë. Historiani Jordanes i referohej Atilës si një “i dashuruar pas luftës, megjithatë i përmbajtur në veprim, i madhërishëm në këshillë, i mirë me ata që i luteshin dhe shpirtbutë”. Sipas Priscusit, ai ishte gjithashtu një njeri i fjalës. Nga viti 440, Atila refuzoi të sulmojë romakët, pasi këta paguanin haraçin e përvitshëm prej 318 kilogramë flori.

Atila lindi diku në shekullin e pestë në një familje mbretërore hune. Si fëmijë, ai ishte stërvitur në kalorësi, hark, dhe strategji ushtarake. Megjithatë, ai zotëroi edhe latinishten dhe gjuhën e gotëve, me qëllim që të bënte biznes me fqinjët. Të dhënat historike e përshkruajnë si një njeri që vishej thjeshtë, pa shumë salltanete. Dhe ndërkohë që argëtonte mysafirët me gjellë nga më të mirat të shërbyera në pjata argjendi, Atila vetë ushqehej me enë të drunjta. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button