Mistere

Misteret e katedraleve: Alkimia e fshehur mes kulmeve

Në vitin 1926, u botua në Paris në vetëm 300 ekzemplarë, një libër i çuditshëm me titull “Misteri i katedraleve”. Autori ishte një farë Fulcanelli, identiteti i vërtetë i të cilit mbetet i panjohur edhe sot e kësaj dite.

Teza themelore e librit ishte se katedralet gotike ishin në të vërtetë “kode në gurë” që përmblidhnin, nën dukjen e dekorimeve të thjeshta, sekretet e alkimisë. Ndërtuesit e tyre, sipas librit, kishin qenë njerëz të ditur të cilët i kishin besuar arkitekturës ide alkimiste që vetëm të iniciuarit mund t’i deshifronin.

Tekstet e Fulcanellit frymëzuan qindra shkrimtarë dhe ezoteristë deri në ditët tona, duke i dhënë jetë një dege të vërtetë të letërsisë që mbërrin deri tek Kodi i Da Vinçit i Den Braunit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button